Gënjeshtra dhe gënjeshtarët – si t’i zbulojmë?

RepublikaPlus31.07.2018 21:09

Psikologji – Ndër të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç,sipas studimeve, janë gjetur shumë gënjeshtarë, ndërsa në moshën e pleqërisë,sigurisht se kjo tendencë bie ndjeshëm. Por si dallohet një gënjeshtër? Po njëgënjeshtar? Artikulli i mëposhtëm ju mëson disa nga “hilet”.

 

Si dallohet një gënjeshtër? Kjo gjë varet plotësisht ngafakti nëse ke të bësh me një gënjeshtar me përvojë, apo pa përvojë.Gënjeshtarët rastësorë janë lehtësisht të dallueshëm. Këta gënjejnë vetëm atëherë,kur ndodhen në një situatë pa zgjidhje, duke e parë atë si e vetmja rrugëshpëtimi. Për shembull, sepse atyre e vërteta u duket e dhimbshme, apo epakëndshme. Ose sepse ata përballë një pohimi të ndershëm, do ta vinin veten nënjë rrezik potencial. Kërkuesit kanë gjetur se shpesh njeriu gënjen edhe ngapresioni i kohës.

Kështu mund ta dalloni në gënjeshtar:

• Gënjeshtarët e papërvojë kanë tendencën që ta zhvendosinvështrimin gjetkë gjatë bisedës. Ata duken shumë seriozë vetëm atëherë kurpersoni që ata shohin në sy, jeni pikërisht ju. Ata shohin rreth e rrotull osembikompensojnë terrenin, duke e hutuar bashkëfolësin, ose partnerin.

• Gënjeshtarët janë nën tension dhe gërmojnë fort nëpërxhepat e tyre të veshjeve që mbajnë, ose gërryejnë tokën me këmbë e kryejnëgjeste të ngjashme nervozizmi. Këto janë dhe shenjat se dikush që keni përballëdo t’i bëjë bisht përballjes me temën për të cilën ju jeni shumë i interesuartë flisni.

• Sidomos të dallueshëm i bëjnë ata sjelljet e duarve: kushgënjen lëviz shpesh duart në drejtim të fytyrës, në dukje për të mbuluar gojën.

• Gënjeshtarët përdorin ndonjëherë më shumë fjalë “tëzgjedhura”, sesa zakonisht. Zakonet e të folurit ndër ta ndryshojnë. Shpejt apongadalë, nën presion, në siklet apo të çliruar.

Gjithçka që duket e pazakontë në gjuhën dhe tonin e tyre,është e dyshimtë.

• Shumë gënjeshtarë qeshin shumë dhe buzëqeshin kur ata duantë dinë nga të tjerët. Një nënqeshje e gjatë mund të ishte kësisoj një shenjëse ata kanë diçka “fshehur në bark”.

• Disa njerëz skuqen ose fillojnë të dridhen, ngaqë në shumëraste nënndërgjegja e tyre bie në panik.

• Herë pas here gënjeshtarët përsërisin një pyetje fjalë pasfjale, në vend që të përgjigjen. Nëse ju pra dëgjoni: “Martin, a e ke çuarmakinën dje në garazh?”. E pastaj përgjigjen e tij: “A e kam dërguar unëmakinën në garazh? Po, sigurisht që e kam dërguar!”, atëherë dijeni se ai meshumë gjasa nuk e ka bërë atë punë.

Kjo është një taktikë hezitimi, pasi gënjeshtarët duhet tësajojnë pak kohë për të gjetur përgjigjen e duhur. Në një drejtim të ngjashëmshkohet edhe kur dikush reagon ndaj pyetjes sonë me një “si të lutem?”, “çfarëmendoni ju me këtë?” apo dhe “më ndieni, unë nuk e kuptova pyetjen tuaj”.

Sidomos ai që dëshiron të bëjë përshtypje, gënjen shumë.Kështu, një studim amerikan tregon se ne gënjejmë dy herë në dhjetë minuta, endonjëherë edhe më shpesh, para së gjithash në situata, në të cilat ne duam t’ibiem në sy dikujt apo të impresionojmë një grupim njerëzish.

“Ndokush për shembull, gjatë një takimi ka përjetuarmrekullinë e tij të rreme me kandidatin apo kandidaten që ka hasur në njëplatformë flirtimesh”, thotë një profesor amerikan, duke u mbështetur nëeksperiencën e tij personale. Edhe në zanatin e vet njeriu, le të themi njëbiznesmen, has në gënjeshtra të cilat në negociata janë në rend të ditës.

Studimi i Robert Feldman nga Universiteti i Massachusetts-itjep një dëshmi për këtë se tendenca për të gënjyer varet më pak ngapersonaliteti, sesa nga situata në të cilën gënjeshtari gjendet. Kush gjendetpër shembull nën presion për të përmbushur disa detyrime, apo të gjenerojërezultate të cilat më pas duhet t’i justifikojë, do të fantazojë e do të sajojëgënjeshtra më shumë sesa dikush, që me gjoks hapur i del përpara ditës dhe qënuk duhet t’i tregojë askujt ndonjë gjë.

Kështu, ndër të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç, sipasstudimeve, janë gjetur shumë gënjeshtarë, ndërsa në moshën e pleqërisë,sigurisht se kjo tendencë bie ndjeshëm.

Kështu gënjeni pa u diktuar

1 Rrëfimtari apo treguesi i historive me përvojë lidhetgjithnjë me histori të njëjta apo të ngjashme. Nëse ju për shembull në njëbisedë me klientët doni të dukeni si sportiv, ju flisni gjithnjë e më shpeshpër të njëjtat lloje sporti dhe shmangni variantet alternative.

2 “Gënjeshtari profesionist” i ka hequr me kohë skrupujt kurka përqafuar gënjeshtrën. Nëse ju nuk ndieni brerje ndërgjegjeje, mos e shfaqniaq lehtësisht atë nëpërmjet një mimike apo lëvizjeje trupore që tregon siklet.

3 Gënjeshtrat tuaja nuk duhet të dëshmoheshin menjëherë tëvërtetuara apo të dëshmuara. Ju duhet të ndërtonit me këtë një moment për tëdalë nga situata.

4 Kush thotë të vërtetën, zakonisht paraqet një gjuhëtrupore simetrike gjatë gjithë ditës. Lëreni të qeshurën e shtirur mënjanë dhepohoni me shpatullat mbledhur, kur doni të thoni „nuk e di”.

  

Republika Plus