Francë: Prindërit që vendosin foto të fëmijëve të tyre në Facebook mund të burgosen

RepublikaPlus09.05.2016 12:55

Prindërit që vendosin foto të fëmijëve të tyre në Facebook mund të përballen me burgun, kanë paralajmëruar autoritetet franceze, raporton "Mirror".


Baballarët dhe nënat që publikojnë në Facebook foto të fëmijëve të tyre mund t'i hyjnë telasheve ligjore një të ardhme, kur fëmija tyre të rritet.


Autoritetet franceze paralajmërojnë se ligjet e këtij vendi diktojnë që prindërit të cilët hedhin fotot e fëmijëve të tyre të rrjet, pa lejen e fëmijëve, mund të përballen me një gjobë minimale deri në 40,000 euro ose me burgim disa vjeçar.


Ky paralajmërim erdhi pasi një profesor edukimi paralajmëroi që nënat dhe baballarët që hedhin foto të fëmijëve në rrjete sociale mund të përballen një ditë me reagime të ashpra të fëmijëve, ose me "shantazh".


Profesor Nicola Whitton i Universitetit Metropolitan të Mançesterit thotë për "The Guardian": Mendoj se do të përballemi me reagime të ashpra në vitet në vazhdim nga të rinjtë, kur këta të kuptojnë se e tërë jeta e tyre, që nga dita kur kanë lindur, është pasqyruar në rrjetet sociale.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus