Foshnja 1 vjeç me sindromën e rrallë zhvillon dëshirë seksuale

RepublikaPlus01.06.2016 16:26

Një djalë një vjeç, i cili ka zhvilluar dëshirë seksuale, është diagnostikuar me një sindromë të rrallë hormonale.

 

Foshnja nga Dehli, në Indi, vuan nga një disfunksionim hormonal të njohur si “pubertet i parakohshëm”.

 

Mjekët zbuluan për sindromën e tij pasi familja vuri re se djali kishte qime në fytyrë e zona intime, si dhe nga përmasat e mëdha të penisit të tij.Ai gjithashtu shfaqte zhvillimin e trurit të një adoleshenti 12 vjeç.

 

Mamaja e djalit, Shabnam Praveen, tha se në fillim vuri re se ai ishte shumë më i gjatë se fëmijët e tjerë të moshës së tij, para se të shqetësohej vërtet për gjendjen e tij.

 

“Ne menduam se ishte thjesht një bebe e madhe por më vonë të gjithë kuptuan se rritja e tij nuk mund të ishte normale,” -shprehet ajo për Deccan Chronicle.

 

Puberteti i parakohshëm te fëmijët 1 vjeç prek një në 100 mijë , dhe nga fëmijët në moshën 8 deri në 10 vjeç një në 10 mijë . Sindroma ndalon zhvillimin pas disa vitesh të fëmijës dhe bën që ata të qëndrojnë 1 metra të gjatë.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus