“Firefall” - fenomeni natyror që shihet vetëm në muajin shkurt (Foto)

RepublikaPlus05.05.2016 20:55

Në Parkun Kombëtar Yosemite, në SHBA, fshihet një spektakël i vërtetë natyror, që mund të shihet vetëm në muajin shkurt, dhe atë gjatë perëndimit të diellit.

 

Në atë kohë, kur dielli mbërrin në një pozicion të caktuar ose në momentet e rralla kur ndeshet me shkëlqimin e hënës, ujëvara Horsetail (Bishti i kalit) merr ngjyrën portokalli të ndezur, respektivisht ngjyrën e arit. Ky fenomen natyror shpesh quhet edhe “Firefall”.

 

Ujëvara Horstail derdhet nga shkëmbi El Capitan në luginën Yosemite. Kjo ujëvarë, relativisht e vogël, në shumicën e muajve të vitit është e pavërejtshme, mirëpo, në muajin shkurt, ajo bëhet destinacion shumë i popullarizuar për turistët, sidomos fotografët që duan të kapin këtë fenomen të rrallë natyror. /ngjyra.com/

 

 

 

 

 

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus