Ferma 1 milion paund mund të bëhet e juaja vetëm për 1 paund

RepublikaPlus20.05.2016 09:15

Trusti Ndërkombëtar i Britanisë së Madhe ka nxjerrë në treg një fermë me një vlerë një milion paund vetëm për një paund.

 

Prona ndodhet në majë të Great Orme pranë Llandundo të Uellsit.Sipërfaqja e fermës është më shumë se 344 hektarë e ka 500 dele, si dhe pamje mahnitëse nga deti.

 

Organizata britanike e ka nxjerrë në shitje fermën me këtë çmim në përpjekje për të mbrojtur këtë peisazh dhe habitat të brishtë të rajonit.

 

Trusti Ndërkombëtar kërkon një “hero ferme” me “pasion për natyrën, njerëzit dhe shumë dele”.

 

Banori i Parc Farm do të paguajë një qera vetëm 1 paund në vit për 10 vite me radhë dhe duhet të kujdeset për fermën.

 

“Për t’i dhënë asaj apo atij një fillim të mirë dhe mundësitë më të mira për sukses, po i heqim presionin financiar,” shpjegon për Independent menaxheri i organizatës William Greenwood .

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus