Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë një mal për të sjellë shiun

RepublikaPlus08.05.2016 12:32

Duke mos qenë të kënaqur me ndërtimin e ndërtesës më të lartë në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe po shikojnë mundësinë të ndërtojnë një mal për të shtuar sasinë e reshjeve në vendin më të thatë në botë.


Prej disa dekadash vendi është goditur nga një valë e lartë temperaturash, çka ka çuar në tharjen e lumenjve, tharjen e prodhimeve dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve.


Por disa ekspertë thonë se efektet e një mali artificial mund të ndihmojë në shtimin e reshjeve. Ata thonë se malet rrisin forcën e ajrit, krijojnë re që mund të modifikohen, për të ndryshuar sasinë e reshjeve. Studimi me një vlerë prej 400 mijë paundësh është krijuar nga shkencëtari Roelof Bruintjes i National Center for Atmosfpheric Research. Megjithatë vendndodhja e malit nuk është konfirmuar ende.


Bruintjes pranon se të ndërtosh një mal artificialisht ka një kosto shumë të lartë, megjithatë ai këmbëngul se kjo i hap rrugën e zgjidhjes krizës së reshjeve në Emirate.


“Nëse projekti është shumë i shtrenjtë për qeverinë, logjikisht nuk do të zbatohet, por kjo u jep atyre një ide të alternativave për një të ardhme afatgjatë”, ka thënë shkencëtari.


Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi më i nxehtë dhe më i thatë në planet, me termometrin që në verë shënon shifrën e 50 gradëve.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus