E shpallin miss dhe i marrin kurorën nga koka (Video)

RepublikaPlus04.05.2016 11:48

Tashmë është bërë diçka pothuajse e zakonshme të gabosh në shpalljen e fitueses së një konkursi bukurie. Kjo ndodhi në edicionin e fundit të Miss Universit,por është përsëritur edhe gjatë një konkursi në Brazil.


Në fund të garës për Miss Rondonia Mundo, 23-vjeçarja Karliany Barbosa ka dalë fituese.


Por pak minuta më parë, kurora i ishte dhënë konkurrentes Leticia Cappato. “Na falni, ndodhi një ngatërresë”, ka thënë drejtuesja e spektaklit, duke ia hequr kurorën nga koka.


Një incident i ngjashëm ndodhi edhe gjatë Miss Universite 2015, ku fillimisht u kurorëzua fituese konkurrentja kolumbiane, ndërsa përfundimisht kurora iu dha konkurrentes nga Filipinet.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus