Diamanti blu shitet në ankand 57.6 milionë dollarë (Foto)

RepublikaPlus21.05.2016 09:38

“Oppenheimer Blue”, diamanti blu më i madh e më i bukur i nxjerrë ndonjëherë në ankand, arriti në shitje shifrën rekord të 57.6 milionë dollarëve amerikanë. Diamanti 14.62 karatësh u bë nga një blerës i paidentifikuar.

 

Blerja u krye me telefon. Rekordin deri mw tani për një diamant të kaltër e mbante “Blue Moon Josephine” prej 12.03 karatësh, që u shit nëntorin e kaluar nga shtëpia rivale e ankandeve “Sotheby’s” për 48.4 milionë dollarë.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus