Del në sipërfaqe kisha 400 vjeçare (Foto)

RepublikaPlus19.05.2016 19:42

Mbetjet e një kishe 400 vjeçare kanë dalë në sipërfaqen e një rezervuari në shtetin e Meksikës Jugore, Chiapas.

 

Thatësira në rajon bëri që niveli i ujit të binte në 25 metra, duke nxjerrë kështu strukturën antike në sipërfaqe, për herë të parë pas shumë vitesh.

 

Ndërtesa ka lidhje me Friar Bartolome de las Casas, Bishopi i parë i Chiapas.

 

Besohet se ai mbërriti në Meksikë në vitet 1540 sëbashku me një grup murgjish, dhe ndërtoi kishën.

 

Sipas kërkimeve të historianëve, kisha është ndërtuar nga eksploruesit spanjollë.

 

Kisha fantazmë, e dalë në sipërfaqe, është ngritur 9 metra. E gjithë struktura është rreth 56 metra e gjatë dhe 13 metra e gjerë.

 

Ndërta humbi nënujë kur zona u përmbyt nga qeveria në vitin 1966 për të krijuar rezervuarin Nezahualcoyotl. Ajo ka dalë dy herë në sipërfaqe qëkur u krijua pellgu gjigant.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus