Del në shitje kështjella e Drakulës

RepublikaPlus13.05.2016 08:56

Kështjella e kontit Drakula gjendet diku në Rumani. Kjo kështjellë i përket shekullit XII. Ajo mori emrin e personazhit kryesor të një novele shkruar në vitin 1897 nga Bram Stoker.


Ishte arkitektura magjepsëse dhe hija e rëndë e kësaj ndërtese që krijoi një histori tmerri, atë të sundimtarit dhe vampirit Drakula të etur për gjak.


Nëse nuk keni guxim  të lexoni librin apo të shihni filmin nuk do ta merrni dot me mend që kjo kështjellë tashmë ka dalë në shitje dhe mund të jetë e kujtdo. Kështjella u përket pasardhësve të familjes mbretërore rumune, të cilët kanë vendosur që prona të jetë një muze. Rreth gjysmë milioni njerëz vizitojnë sallat e saj drithëruese çdo vit.


Sipas "Financial Times", pasuria e pazakontë mund të shitet për 13 milionë dollarë.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus