Balena vrasëse, i jep fund zisë pas 17 ditësh

RepublikaPlus15.08.2018 11:48

Ndodh ndonjëherë që kafshët, me veprimet e tyre, tregojnë mëshumë dhembshuri se edhe vetë njerëzit.

I tillë është rasti i një balene vrasëse, të njohur tani siTahlequah, e cila për 17 ditë me radhë e përmes 1 mijë miljeve detare nëoqeanin Paqësor, ka mbajtur mbi shpinë trupin e vogëlushit të saj të ngordhurdhe sipas shkencëtarëve, e ka bërë këtë në një akt të paprecedent zie.

 

Tani, balena është dalluar të notojë pa trupin e vogëlushittë vet, për të parën herë që nga korriku. Zia e balenës Tahlequah, ka mahniturdhe prekur tërë botën.

 

Balena, e njohur nga kërkuesit edhe si J35, më në fund karifilluar të ushqehet dhe të zbavitet me tufën e saj, pas asaj që mund të quhetme plot gojën, periudhë zie. Kërkuesit në qendrën për kërkime mbi balenat, meseli në Uashington, thanë se e kishin parë orkën të ndiqte një grup salmonëshnë ngushticën Haro, në perëndim të San Huanit, të shtunën pasdite.

 

Nëna, duket se ka braktisur më në fund trupin e pajetë përshkak se ai kish nisur të dekompozohej. Orka kish lindur më 24 korrik në atë qëduhej të ishte një ngjarje e gëzuar për klanin e saj. Balenat në fakt postërmundohen për shkak të mungesës së salmonit dhe këlyshi i J35 vdiq menjëherëpas lindjes.

 

Sipas ekspertëve, afro 75 për qind e balenave vrasëse tësapolindura në dy dekadat e fundit, nuk arrin të mbijetojë dhe 100 për qind eshtatzënive në tre vitet e shkuara kanë dështuar të prodhojnë pasardhës tëqëndrueshëm. 

Republika Plus