Australi, një paketë cigare do të kushtojë 45 dollarë

RepublikaPlus04.05.2016 17:42

Çmimi i një pakete cigare mund të shkojë në 45 dollarë pas propozimit për rritjen e taksave, një nismë e koalicionit në pushtet në Australi.


Akciza e duhanit pritet të rritet me 12.5 për qind mes viteve 2017-2020 në këtë vend.Taksa e propozuar është mbështetur gjerësisht nga mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë.


OBSH-ja ka rekomanduar rritjen me 70% të akcizës për një paketë të vetme, një propozim ky që ka gjetur mbështetje më shumë te ministrat e Shëndetësisë se te ata të Financave.


Çmimi i një pakete cigare në Australi është aktualisht 13-15 paund, ndërsa në Britaninë e madhe mesatarisht 8 paund. (b.an)

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus