Arrin në Kubë anija e parë me turistë amerikanë pas gati 40 vjetësh

RepublikaPlus03.05.2016 08:55

Pas dekadash të tëra pritjeje ka mbërritur sot në Kubë anija e parë me turistë amerikanë.


Lundrimi i kësaj anijeje drejt ishullit komunist vjen vetëm pak javë pas vizitës së presidentit  Obama në ishullin e Karaibeve. Anija e vogël me kapacitet prej 700 pasagjerësh, lundroi përmes kanalit drejt gjirit të Havanës.


Një nga turistet Pam Clarson thotë se “po udhëton në Kubë për të njohur njerëzit e saj të origjinës dhe për ta lënë politikën mënjanë”. Turistët u pritën miqësisht nga dhjetëra kubanez të cilët vallëzuan muzikë salsa duke krijuar një atmosferë të këndshme për ta.


Mbërritja e anijes “Adonia” në Havana shënon një tjetër moment historik në marrëdhënien mes dy vendeve të ndara prej shumë vitesh në armiqësi.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus