Arma me të cilën ishte vrarë një i ri me ngjyrë në vitin 2012, shitet për 140,000 dollarë në ankand publik

RepublikaPlus20.05.2016 10:33

Ankandi polemizues në internet i revoles me të cilën George Zimmerman e vrau në vitin 2012 në Florida të ShBA-së të riun me ngjyrë, Trayvon Martin, mori sot një ofertë finale prej 140,000 dollarëve, pas dy dështimeve për shitjen e saj, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Sipas të përditshmes lokale, “Orlando Sentinel”, ankandi u realizua në ueb faqen “UnitedGunGroup”, ndërkaq oferta e këtij çmimi u bë nga një përdorues i quajtur “John Smith”. 

 

Në një komunikatë, dorasi George Zimmerman falënderoi Zotin për suksesin e këtij ankandi, duke thënë se ky ankand do të shërbejë për “mbledhjen e fondeve për kauza të mëdha”. 

 

“Këtë armë e kam përdorur për ta mbrojtur veten nga sulmi brutal i Trayvon Martinit më 26 shkurt 2012”, tha Zimmerman, 32 vjeçar. Zimmerman ishte liruar nga aktakuza në korrik të vitit 2013 për vrasjen e Martinit, sepse gjykatësi i gjykatës së Sanfordit të Floridas, ku edhe kishte ndodhur vrasja, tha se ai kishte vepruar në vetëmbrojtje. /Republika.info/

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus