ALKATRAZ: Burgu ku arratisja ishte e pamundur

RepublikaPlus18.08.2018 12:41

Alkatraz ose “The Rock”, ishte projektuar si stacionifundor. Mbyllini gjithë djemtë realisht të këqij në një burg të sigurisë sëlartë dhe të izoluar nga bota, ndajini ata nga të burgosurit e tjerë, dhethyejini moralisht. Regjimi i tij ishte brutal; dhe s’kishte të bënte aspak merehabilitimin, por me ndëshkimin.

 

Të burgosurit transferoheshin në Alkatraz nga burgje tëtjera, kur nuk mund të kontrolloheshin dot. Për 29 vite, Alkatraz u cilësua sinjë nga burgjet më të sigurt dhe më të egër në botë.

 

 

I rrethuar nga uji, dhe i ndërtuar mbi shkëmbinj të fortë,ai ishte një burg i projektuar për të mbajtur pas hekurave për aq kohë sa ishtee nevojshme, dhe nëse ju ndërkohë do të çmendeshit, ashtu qoftë.

 

Të dy famëkeqët, Al Kapone dhe “Mitralieri” Kelli vuajtëndënimin në Alkatraz.

 

Ishulli i Alkatrazit ndodhet brenda Gjirit të SanFrançiskos, dhe u identifikua në vitin 1800 nga ushtria si një vend ideal përtë shërbyer si bazë ushtarake, për të mbrojtur gjirin dhe qytetarët e saj.

 

Ishulli u rrafshua, dhe në të u ndërtua në një fortesëushtarake moderne dhe e mirë-pajisur.

 

Pesë topa të mëdhenj 50-inç, mund të godisnin në njëdistancë prej 3 miljesh në të gjitha drejtimet.

 

Izolimi i vendit, e dëshmoi vlerën e tij si një burgushtarak, dhe një burg u ndërtua enkas për të futur kriminelët më të këqij.

 

 

Me kalimin e kohës, popullata e burgut vazhdoi të rritet, medërgimin e më shumë personeli ushtarak, për të shërbyer për një kohë të caktuarnë ishull.

 

Ndërtesat, të cilat u bënë të njohura si burgu Alkatraz, undërtuan me dënimin në mendje, për të përballuar popullatën në rritje tëburgjeve.

 

Nga vitet 1920, Amerika ishte e mbërthyer në “kthetrat” ebandave, dhe veprimtarisë kriminale të cilën ata po luftonin për takontrolluar.

 

Byroja Federale e Burgjeve, duhej të vepronte dhe burguAlkatraz ishte zgjidhja.

 

Në vitin 1933, Departamenti i Drejtësisë, mori kontrollin eburgut nga ushtria dhe filloi të bënte ndryshime për të përmbushur synimin endërtimit të burgut më të sigurt në dispozicion.

 

Në vitin 1934, Burgu Alkatraz u shpall zyrtarisht i hapur,dhe të burgosurit filluan të vinin nga burgjet e tjera në gjithë SHBA-ja. Burguishte projektuar për të mbajtur 600 të burgosur.

 

Ndëshkimet për sjellje të pahijshme, përfshinin mbylljen tëprangosur me zinxhirëve në dhomat e errëta nën burg për 14 ditë, me shumë pakbukë dhe ujë sa për të mbijetuar.

 

Ashtu si në burgjet bashkëkohore, të burgosurit kishinnumra, dhe rrallë përmendeshin me emër.

 

Numri 85 ishte Al Kapone. Ai kishte vazhduar të drejtontepunët e tij të paligjshme kur ndodhej në burgje të tjera, ndaj u transferua nëAlkatraz për të parandaluar komunikimin me botën e jashtme.

 

Kur mbërriti në ishull në vitin 1934, ishte prekur ngasëmundja e sifilisit, që ngadalë ndikoi në kujtesën e tij, dhe për këtë arsye utransferua në vitin 1945, kur ishte një i burgosur shumë më pak i rrezikshëm.

 

Numri 117 ishte Xhorxh Kelli “Mitralieri”, një njeri iarsimuar dhe grabitës bankash.

 

Në vitin 1933, ai u dënua bashkë me gruan e tij përrrëmbimin e milionerit Çarls Urshel.

 

Thuhet se ai ndryshoi tërësisht në Alkatraz, duke u bërë njëi burgosur i sjellshëm. Pati zëra se ishte bashkëshortja e tij Kethrin,nxitësja kryesore e veprimeve të tij kriminale, një grua me të cilën ishteçmendurisht i dashuruar, dhe do të bënte ndonjë gjë për të.

 

Numri 594 ishte Robert Straud, i ashtuquajturi “Njeriu izogjve në Alkatraz”. Në fakt, Straud nuk mbante ndonjë zog në Alkatraz, porpërdorte në burgimet e tij të mëparshme për të marrë këtë pseudonimin. Ai ishtenjë njeri që zhytej vazhdimisht në telashe, dhe përleshej me të burgosurit etjerë, duke shfaqur agresivitetin e tij.

 

Ai kaloi gjithsej 43 vjet në vetmi, dhe për pasojë i kaloi11 vitet e fundit të jetës në burg në një qeli të veçantë krejtësisht ivetmuar, dhe pa komunikimin më të vogël me askënd. Nëse do të dërgoheshe nëAlkatraz, nuk do të kishe asnjë shans për t’u liruar.

 

Nëse do të ishit me fat dhe do të shfaqnit shenja tëpërmirësimit të sjelljes, mund të transferoheshit sërish në një burg tjetër.

 

Ju do të kalonit shumicën e kohës në qelinë tuaj. Nëse do tëishit fatlum, do të kishit një qeli, nga ku të shijonit një nga pamjet më tëbukura të San Franciskos.

 

Imazhi i një qytetërimi, pjesë e të cilit ju nuk do të ishitmë kurrë. Ju do të shihnit sesi bashkëvuajtësit tuaj, do të përpiqeshin tëpërshtateshin me kushtet e burgut të Alkatraz. Disa u çmendën, gjatë kohës qëishin në izolim. Të tjerë u fiksuan pas idesë së arratisjes; të vendosur seduhet të gjenin me çdo kusht një mënyrë për t’u larguar ishulli, për tupërzierë më pas me turmat e San Franciskos.

 

Alkatraz kishte reputacionin e një burgu të pamundur për t’uarratisur. Edhe në qoftë se dikush arrinte të dilte jashtë mureve të burgut,përpjekja për t’u larguar nga ishulli, do të ishte një vetëvrasje. Një notimprej 1 milje detare qëndronte mes jush dhe lirisë, por ujërat e ftohta, rrymate forta e bënin një gjë të tillë të pamundur.

 

Siguria ishte tepër e lartë, dhe kishte shumë më tepër rojepër të ruajtur të burgosurit, me rikontrollet që ndodhnin çdo 15 minuta.

 

Megjithatë në 29 vitet e ekzistencës së Alkatraz, pati 14përpjekje për arratisje, që përfshinë 36 të burgosur.

 

Thuajse një e treta e tyre vdiqën në përpjekje për t’uarratisur nga ishulli, ose u ekzekutuan më vonë për veprimet e tyre.

 

Përpjekja e parë e regjistruar e një arratie, ishte ajo eXho Bauers. Më 27 prill 1936, ai u përpoq të arratiset, duke u ngjitur nëgardhin që rrethonte burgun, nga ku mund të pikasej plotësisht nga rojet ekullave. Shumë njerëz mendojnë se ishte më tepër një përpjekje për vetëvrasje,sesa një arratisje.

 

Bauers shpërfilli të gjitha paralajmërimet për të zbriturnga gardhi, dhe u rrëzua, ndoshta i vdekur para se të prekte tokën.

 

Më 2 maj 1946, ndodhi një incident i cili tani njihet si“Beteja e Alkatrazit”, ku 6 të burgosur morën peng 9 gardianë të burgut nëseksionin kryesor.

 

Udhëheqësi i të burgosurve ishte Bernard Koi, një njeri ifiksuar pas arratisë. Ai mendonte se kishte një dobësi në sistemin e dyerve tëhekurta, dhe kishte projektuar dhe ndërtuar një pajisje për prerjen e tyre, nëmënyrë që të siguronte arratisjen. Ai planifikoi sulmin kur rojat kryesoreishin larguar të hante drekë, duke lënë vetëm një gardian.

 

Koi dhe një i burgosur tjetër, Marvin Habard, neutralizuanrojën dhe liruan 4 të burgosur të tjerë. Koi e mbuloi veten me graso, shkoi nëdepon e armëve, hapi qelitë me pajisjen e tij dhe hyri brenda. I habitur, rojai magazinës u neutralizua me lehtësi. I dënuari Xhozef Kretzer, së bashku me tëtjerët, morën peng disa gardianë të tjerë, duke i hapur rrugë fillimit të njëtrazire disa orëshe midis të burgosurve dhe gardianëve.

 

Kur Kretzer dhe Koi e kuptuan se nuk mund të hapnin dotderën kryesore, filluan të qëllojnë pengjet.

 

Trazirat vazhduan për dy ditë, derisa ushtria nisi të hedhë granatapër të rifituar kontrollin.

 

Koi, Ketzer dhe Habard u vranë me armë zjarri, dhe ndërsanga trazirat shpëtuan gjallë vetëm 2 gardianë.

 

Askush nuk u përpoq të arratisej nga Alkatraz për 10 vitetqë pasuan.

 

Mbajtja e Alkatraz si një burg po dëshmohej si shumë ishtrenjtë: ai kushtonte rreth 14 dollarë në ditë për çdo të burgosur, krahasuarme 5.4 dollarë në ditë në burgjet e tjera.

 

Uji duhej të transportohej nga kontinenti dhe të ruhej,ndërsa rryma elektrike prodhohej nga një termocentral i vjetër.

 

Pasi viteve 1960, muret kishin filluar të shkatërroheshin,pa pasur fonde të disponueshme për t’i riparuar.

 

Burgu nga ku ishte e pamundur të arratiseshe, po bëhej njëstrukturë e kalbur, duke rrezikuar sigurinë e vet.

 

Në vitin 1963, Prokurori i Përgjithshëm i kohës, RobertKenedi, urdhëroi mbylljen e Alkatraz, dhe të burgosurit u dërguan të gjitha nëburgjet alternative anembanë Shteteve të Bashkuara.

 

Në nëntorin e 1969-ës, indianët e Amerikës e morën atë territorsi tokën e tyre nga një traktat i lashtë, duke shpresuar që ta kthejnë vendinnë një qendër edukimi, por përpjekjet e tyre dështuan.

 

Pas 18 muajsh, policia i dëboi nga ishulli, dhe në vitin1972 Alkatraz u bë pjesë e sistemit të Parkut Kombëtar, dhe aktualisht shërbensi një atraksion i madh turistik për njerëzit në mbarë botën. 

Republika Plus