80 vetëvrasje në 3 muaj, banorët e fshatit: “Këtu ka demonë”

RepublikaPlus11.05.2016 15:42

Në fshatin Badi në Indi të gjithë janë të sigurt: është një “prani prej demoni” që i shtyn njerëzit të vetëvriten. Ky fshat me 2.500 banorë në Madhya Pradesh është kthyer në qendër të kronikave për numrin e pazakontë të vetëvrasjeve. Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2016, kanë vrarë veten 80 persona.


Një funksionar i policisë deklaroi për gazetën “Times of India” se janë 320 familje në fshat dhe të paktën një person nga çdo familje është vetëvrarë.


Kryeplaku i fshatit Rajendra Sisodiya shprehet i sigurt se ekziston një “prani demonësh” që i çon njerëzit drejt vetëflijimit. Nëna, vëllai dhe kushëriri i kryeplakut kanë vrarë veten.


Gjithsesi, pista “e demonit” përjashtohet nga autoritetet mjekësore. Psikiatri Srikanth Reddy mendon që këto vetëvrasje mund të jenë shkaktuar nga episodet depresive dhe skizofrenike të lidhura me nivelin e lartë të pesticideve të përdorura në fusha dhe nga stresi financiar.


Psikiatri i referohet një studimi në Kinë, që kishte zbuluar shkakun e depresionit të qytetarëve të ndryshëm të vetëvrarë për shkak të disa instekticideve që përmbajnë fosfate dhe që janë me bazë të gazit nervin.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus