2016-ta do të jetë viti më i ngrohtë i të gjitha kohërave

RepublikaPlus17.05.2016 14:22

Në bazë të disa të dhënave të publikuara nga National Aeronautics and Space Administration (NASA) rezulton që viti 2016, do të jetë ndër më të ngrohtit në 136 vitet e fundit.


Të dhënat e publikuara tregojnë se ngritja e temperaturave po vazhdon të rritet dhe kjo është pjesa më shqetësuese sa i përket jetës për të nesërmën e afërt.


NASA thot se temperatura në nivel global në prill të vitit 2016 ishte më e lartë 1.1 % karahasuar me matjet nga vitet 1951- 1980.


Sipa meteorologut Eric Hollthaus, “El Nino ka pasur ndikim, por mendojmë se askush nuk ka pritur në rritje të tillë të temperaturave”.


Ai tha se ekspertët konsiderojnë se temperatura globale në vitin e fundit është rritur për 25% në krahasim me matjet nga viti 1880.


Gavin Schmidt, drejtor i Institut për kërkime kozmike të NASA-s thotë se shkencëtarët janë të sigurt se viti 2016 do të jetë viti më i ngrohtë i të gjitha kohërave.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus