12 gabimet më të mëdha në histori

RepublikaPlus25.05.2016 19:20

Nga gabimet drejtshkrimore, te mos njohja e uniformave, më poshtë keni të renditur 12 gabimet në histori që kanë shkaktuar humbje jetësh, por edhe monetare.


1. Mos botimi i Harry Potter

12 shtëpi botuese refuzuan dorëshkrimin e “Harry Potter” të JK Rowling para se Bloomsbury ta merrte duke ndjekur këshillën e vajzës 8-vjeçare të drejtuesit të kompanisë. Libri është përkthyer në mbi 60 gjuhë dhe i ka sjellë rreth 1 miliardë fitime autorit Rowling.


2. Hedhja e një “portofoli” me Bitcoin

James Howells bleu në vitin 2009 7,500 Bitcoin kur nuk kishin pothuajse asnjë vlerë. Por në vitin 2013, 1 Bitcoin vlente 613 paund, duke i sjellë atij një përfitim prej 4,5 milionë paundësh. Problemi i vetëm? Ai e kishte hedhur hard driverin në mbeturina. Kur e kuptoj se çfarë kishte bërë ai u interesua për ta gjetur atë te vendgrumbullimi i mbeturinave, por ishte e pamundur ta gjeje nëse ajo ndodhet poshtë rreth 5 ton plehrave.


3. Të mos blesh Google për 1 milionë $

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin iu afruan për ta shitur menaxherit të Excite, George Bell, në vitin 1999, për një shumë prej rreth 1 milionë dollarë. Por edhe pse ata e ulën vlerën deri në 750,000 dollarë, ai refuzoi sërish. Sot Google vlen rreth 365 miliardë dollarë.


4. Të mos i qëllosh Hitlerit

Në vitin 1914, një ushtar britanik, Henry Tandey, i cili do të ishte një nga më të dekoruarit gjatë Luftës së Parë Botërore, kishte hasur në tetarin gjerman Adolf Hitler të paarmatosur, por raportoj se nuk mundi që ta vriste me gjakftohtësi.


5. Të shesësh 610,000 aksione në vend që të shesësh 1

Në vitin 2005 një tregtar japonez i shkaktoi kompanisë së tij një humbje prej 190 milionë paundësh, pasi shiti 610,000 aksione për 1 yen (0.5 paund), në vend që të shiste 1 aksion për 610,000 yen. Edhe pas kërkesës së “Mizuho Securities” për të anulluar shitjen bursa e Tokjos e refuzoi duke e detyruar kompaninë që t’i riblinte aksionet me çmimin real


6. Të nevrikosësh Genghis Khan

Genghis Khan, mbreti i Mongolisë në shekullin e 13, kishte hapur marrëdhënie diplomatike dhe tregtie me Ala ad-Din Muhammad, mbret i Khwarezmid (territori i Irakut-Iranit të sotëm). Sidoqoftë, pasi një oferte të refuzuar dhe ekzekutimit të një diplomati mongolez, Khan reagoi furishëm duke çuar rreth 200,000 trupa për ta shkatërruar mbretërinë fqinje.


7. Të mos marrësh në punë Brian Acton dhe Jan Koum

Pas një interviste për punë, Facebook refuzoi të merrte në punë programuesit Brian Acton dhe Jan Koum në vitin 2009. Por një vit më vonë, Facebook pagoi 19 miliardë dollarë për WhatsApp, kompani e themeluar nga dyshja Acton dhe Koum pasi u refuzuan për vendin e punës.


8. Të porosisësh trena që janë shumë të gjerë

Hekurudha shtetërore franceze shpenzoi 15 miliardë dollarë për në flotë të re trenash këtë vit. Por fatkeqësisht trenat ishin më të gjerë për 1300 stacione përreth vendit, një problem që i shkaktoi kompanisë një kosto prej rreth 50 milionë euro.


9. Nënshkruan me Brian Poole dhe Tremeloes, por refuzuan…

Në vitin 1962, kompania Decca ishte në kërkim të një grupi të ri muzikor. Ata realizuan një audicion me dy grupe, duke vendosur për të marrë Brian Poole dhe Tremeloes. Ajo që refuzuan? Grupin nga Liverpuli që u bë hit, The Beatles.


10. Të shqiptosh gabim emrin e një kompanie

Qeveria britanike u padit për 9 milionë paund pas një gabimi duke shtuar një “S” kompanisë së gabuar që kishte falimentuar. Më shumë se 250 persona humbën punët e tyre pas ngatërrimit të “Taylor and Sons” me kompaninë e falimentuar të quajtur “Taylor and Son”.


11. Djegia e Bibliotekës së Aleksandrisë

Kjo bibliotekë është bërë simboli i humbjes së kulturës së dijes, duke qenë një bibliotekat nga më të mëdhatë e më të rëndësishmet për botën antike para se të digjej. Ky akt i atribuohet figurave të ndryshme si Julius Caesar, Aurelian and Umar


12. Bateja Karansebes, 1788

Një betejë që ka hyrë në historinë e Austrisë si një nga më të përgjakshmet ku humbën jetën rreth 10 000 trupa. Lufta nuk është detaji kryesor për të cilën ajo ka hyrë në histori, por për faktin se ushtarët austriak luftuan me njëri-tjetrin, pasi kujtoni se secila palë ishin ushtarët osman.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus