10 ligjet më të tmerrshme që diskriminojnë femrat

RepublikaPlus04.05.2016 08:51

A e dinit se në disa vende të botës është e lejueshme për meshkujt të rrëmbejnë femrat nëse më pas martohen me to?


A e dini gjithashtu se 9 femra sudaneze janë rrahur brutalisht vetëm sepse guxuan të vishnin pantallona? Ato janë vetëm 17 – 23 vjeçe dhe duhet t’i nënshtrohen ligjit Sharia (islamik), edhe pse ato vetë janë të krishtera.


Megjithatë, siç bëjnë me dije edhe aktivistët e të drejtave të njeriut që kanë ndjekur më nga afër situatën, nuk janë vetëm ligjet ato që përkeqësojnë diskriminimin ndaj femrave. Edhe pse shpesh aprovohen platforma ligjore për moslejimin e disa prej ligjeve që bien mbi shpatullat e femrave, sërish asgjë nuk ndodh për sa i përket emancipimit të tyre.


Më poshtë ndiqni 10 ligjet më të këqija për femrat, por që ende ekzistojnë nëpër botë.


1. Femrat e martuara mund të lidhen nga burrat e tyre

Nëse një femër është mbi 15 vjeç dhe ajo bën diçka që burrit të saj i duket gabim, ai ka të drejtë ta lidhë atë. Në të njëjtën mënyrë, një burrë mund të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij nëse ajo është 14 vjeç në Bahamas dhe 13 vjeçe në Singapor.


2. Femrat mund të rrëmbehen

Në Liban, rrëmbimi i bën një femre nuk quhet vepër penale, për aq kohë sa burri martohet me të me pas. Kjo gjithashtu është e praktikuar edhe në Maltë.


3. Femrat mund të vriten nëse kapen duke tradhtuar

Në Egjipt, nëse një burrë e kap femrën e tij duke tradhtuar, ka të drejtë ta vrasë menjëherë. E njëjta gjë ndodh edhe në Siri, sepse meshkujt vuajnë maksimalisht 7 vite burg nëse kapin gruan, motrën apo nënën e tyre duke tradhtuar dhe më pas i vrasin.


4. Femrat mund të goditen fizikisht

Në Nigeri është e lejueshme që nëse një grua bën gabime, ajo të rrihet nga mashkulli i saj.


5. Femrat nuk mund të dalin nga shtëpia kur të duan

Në Afganistan, meshkujt kanë të drejtë të përcaktojnë orarin dhe vendin se ku do të shkojnë gratë e tyre. E njëjta gjë ndodh edhe në Jemen, ku femrat duhet të marrin gjithnjë leje për të dalë nga shtëpia.


6. Meshkujt vendosin vendin e punës së grave të tyre

Në vende si Kameruni apo Guinea, burrat kanë kontroll mbi rastet e punësimit të grave të tyre, si dhe u lejohet ta godasin një femër e cila nuk u përgjigjet me bindje kërkesave të tyre.


7. Gratë nuk mund të divorcohen

Në Izrael, divorcet mund të ndodhin vetëm në rast se këto të fundit janë kërkuar prej meshkujve.


8. Dëshmitë e grave në komisariate janë të pavlera

Në Pakistan, në rast se dëshmon një grua, vlera e kësaj dëshmie është sa ½ e një dëshmie që bëhet nga një burrë.


9. Gratë nuk lejohet të ngasin makinën

Në Arabinë Saudite femrat nuk lejohet të marrin patentën.


10. Femrat nuk trashëgojnë pasuri si vëllezërit e tyre

Në Tunizi, trashëgimia për femrat është e limituar, çka do të thotë se asaj i takon ½ e pasurisë së vëllait të saj. /kosovarja-ks/

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus