Zyra e Jahjagës, dera e fundit për Haradinajn

Radari07.02.2016 14:57

Të hënën, dyert e zyrës së presidentes Jahjaga do të hapen për përfaqësuesit e partive në pushtet dhe atyre në opozitë. Kësaj radhe takimet nuk do të jenë të zakonshme. Jahjaga përkrah do të ketë edhe ambasadorin amerikan dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë.


Ndonëse tema e diskutimit do të jetë tejkalimi i krizës së thellë politike në Kosovë, për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, takimi përbën edhe një shans të dyfishtë.

 

Përballë do ta ketë ambasadorin amerikan, me të cilin tash e disa muaj nuk ka pasur kontakt fare. Krejt komunikimin ata e kanë bartë përmes ‘mesitëve’, barrë që kanë marrë disa shqiptaro-amerikanë, por pa rezultate konkrete.


Haradinaj nuk është treguar i gatshëm që të heqë dorë nga dhuna politike. Pikërisht për shkak të kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hardinajn bashkë me disa bashkëpartiakë të tij, sipas raportimeve të medieve, i kanë futur në Visa-Ban dhe më nuk mund të udhëtojnë për në SHBA.


Edhe përkundër ngjarjeve të fundit, një konstruktivitet i Haradinajt në këtë takim, mund ta rikthejë besimin e amerikanëve, të cilët duket se nuk i kanë humbur tërësisht shpresat nga ai.


Për Ramush Haradinajn, takimi te Jahjaga është dera e fundit, jo vetëm e tejkalimit të krizës politike, por edhe e rikthimit të miqësisë me Amerikën. 

Rubrika "Radari" është hapësirë e komentimit të sjelljes politike dhe deklaratave kundërthënëse e të paargumentuara të politikanëve dhe figurave publike.

Lajmet më të lexuara

Republika Plus