Shkrihet hijeshia e shesheve të Prishtinës

Radari06.01.2016 15:14

Sheshet e Prishtinës janë bërë prapë të pahijshme. Lezetimi që kishin prishtinasit prej borës që kishte rënë – kënaqësi të cilën ua kishte dhuruar nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, duke mos i pastruar ato, tashmë u shua tërësisht.

 

Ato tani po duken skeletore, përplot papastërti dhe po iu mungon bora që me estetikën e dardanizuar të duken bukur.

 

Më as fëmijët nuk po mund të patinojnë nëpër to dhe as të rinjtë s’po kanë material për të qeshur, sepse askush më nuk po rrëzohet.

 

Pikëllimi e ka pllakosur Prishtinën.

 

Depresioni u është rikthyer përsëri qytetarëve, derisa nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, po qëndron i mbyllur në zyrën e tij dhe tërë ditën po i lutet perëndeshës Dëbora, që t’i mbulojë përsëri sheshet dhe t’ia kthej hijeshinë Prishtinës. Lutemi që të pranohen lutjet e tij! 

Rubrika "Radari" është hapësirë e komentimit të sjelljes politike dhe deklaratave kundërthënëse e të paargumentuara të politikanëve dhe figurave publike.

Lajmet më të lexuara

Republika Plus