Robelli dhe Pallaska polemizojnë në distancë, nuk ia përmendin emrat njëri-tjetrit

Radari09.04.2016 23:01

Deklarata e analistit Dastid Pallaska, i cili është njëri prej analistëve më serioz që kemi, se Shpend Ahmeti duhet të distancohet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila po vepron me praktika staliniste, duket se ia ka ngritur fort nervat Enver Robellit, që njihet për gjuhën e tij të ashpër dhe inatet personale që i “shprazë” në rrjetet sociale dhe në mediet e afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.


Pas kësaj deklarate, Robelli që zakonisht për të zbutur vrazhdësinë e tij të të shkruarit, me poezi të huaja mundohet të shfaqet si "Möchtegern-Dichter", i është kthyer atij të vërtetit dhe si njeri prej njerëzve që më së shumti e ka përmendur gjatë këtyre viteve zanatin e Hasan Lludit, e përmend përsëri duke aluduar indirekt në Pallaskën, si përpjekje për ta degraduar atë, i cili i kundërpërgjigjet gjithashtu pa ia përmendur emrin dhe ia përmend disa gjëra që Robellit gjithsesi se kanë mundur t’ia ngrehin edhe më shumë nervat.


“Vetëvendosja është përherë e re, por nuk i varros parimet e veta të ndershme!

Nuk ka dhe nuk duhet të ketë divergjenca mes Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit. Ata e plotësojnë mirë njëri-tjetrin dhe duhet të punojnë për të zgjeruar bazën e Lëvizjes Vetëvendosje! Dëshirat e avokatëve shikistë që marrin rolin e kurvave të Hasan Lludit për të krijuar një Vetëvendosje që i nënshtrohet partive të krimit të organizuar duhet të injorohen dhe përbuzen”, ka shkruar Robelli.


Megjithatë, nuk ka shkuar gjatë dhe atij i është kundërpërgjigjur Pallaska, i cili Robellin e ka portretizuar si njeri me gjendje të rëndë mendore dhe me komplekse, kurse shkrimet e tij si skizofrenike.


“Dëgjova që një "moralizues" i papunë paska tentu me u marrë me mua edhe pse nuk e paska gjetë guximin me ma përmend emrin.

 

Nëse ka burrëri me u marrë me mua dhe beson në shkrimet e veta skizofrenike, le të ma përmend emrin.

 

Mezi po pres ta gjunjëzoj në gjykatë aty ku e paska vendin. Vetëm drejtësia është ilaç për komplekset e tij. Fati im qenka që po jetojka në Cyrih ku drejtësia vepron shpejt dhe pa mëshirë ndaj personave të tillë që me frustrimet personale e ndotin hapësirën virtuale.

 

Disa miq të tij mu lutën të mos merrem me të sepse të gjorin e paska mashtru pikërisht SHIK-u për një post në diplomaci. Pavarësisht gjendjes së tij të rëndë mendore, përderisa ka zotësi veprimi do ta mbajë ligjërisht përgjegjës për secilën shpifje e fyerje që e nxjerrë nga goja e tij e ndyrë”, i është kundërpërgjigjur Enver Robellit, analisti Dastid Pallaska.


Ndryshe, Robellit ia lëshojnë rrugën shumica e njerëzve të mediave, sepse luan shumë ultë dhe ngjitet si zgjebja. 

Rubrika "Radari" është hapësirë e komentimit të sjelljes politike dhe deklaratave kundërthënëse e të paargumentuara të politikanëve dhe figurave publike.

Lajmet më të lexuara

Republika Plus