Pleqnarja e Rashkocit

Radari19.10.2015 14:33

E para e shtetit e ka marr një mision të vështirë para vetes. Ajo po mundohet që t’i ulë liderët e partive politike në një “tryezë të rrumbullakët” dhe t’i bëjë që të flasin me njëri-tjetrin për tejkalimin e krizës politike.

Si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktore e unitetit, Jahjaga e ka marr rolin e pleqnarëve, që dikur pajtonin gjaqe, për t’i ikur vëllavrasjeve. Ndryshe prej pleqnarëve, që kishin legjitimitetin e rrethit, Jahjaga duket se legjitimitetin për pajtim e ka marr nga Ambasada Amerikane.

 

Duke parë këtë, edhe kësaj radhe të gjitha partitë politike kanë pranuar ftesën e pleqnares nga Rashkoci i Gjakovës, në misionin e radhës, për të parandaluar vëllavrasjen. E Jahjaga sigurisht se do të mundohet përsëri të mos mbajë anë dhe të gjykojë ashtu me kandarin e popullit. Se a do të ketë sukses në pleqninë e radhës, kjo mbetet të shihet në javët dhe muajt në vazhdim...

Rubrika "Radari" është hapësirë e komentimit të sjelljes politike dhe deklaratave kundërthënëse e të paargumentuara të politikanëve dhe figurave publike.

Republika Plus