Kuvendi në tym, Thaçi në "bisht të ballanës"

Radari16.10.2015 16:21

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, që mban edhe postin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, po duket shumë indiferent ndaj sjelljes së opozitës në Kosovë. I gjendur në një pozicion kur më nuk po shërben vetëm si “tabelë qitjeje” për opozitën, ai shumicën e kohës po e shpenzon jashtë vendit. Për më tepër, Thaçi ia ka lënë “pataten e nxehtë” në dorë kryeministrit Mustafa dhe derisa Kuvendit të Kosovës po i del tymi, ai vetë po qëndron vetëm në “bisht të ballanës”. 

Rubrika "Radari" është hapësirë e komentimit të sjelljes politike dhe deklaratave kundërthënëse e të paargumentuara të politikanëve dhe figurave publike.

Lajmet më të lexuara

Republika Plus