Si të ndërtohet një Ballkan më i mirë

OpEd14.08.2018 11:21
JAMES JAY-CARAFANO

Washingtoni mund të bëjë shumë më tepër se tëmenduarit e dëshiruar, për të transformuar Ballkanin Perëndimor, nga një “fuçibaruti”, në një rajon që rrezaton progres. Në vend që të përfaqësojëfragmentimin dhe ndarjen, rajoni duhet të jetë një shembull i integrimit

Interesi i ripërtërirëi SHBA-sa ndaj Ballkanit, pasqyron pjesërisht një dëshirë që luftërat në këtërajon, të mbeten një gjë e së kaluarës. Po aq e rëndësishme, Shtetet eBashkuara shpresojnë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, do të jetë ajo e njëkontributori të paqes dhe prosperitetit në komunitetin transatlantik. Ankesatse Shtetet e Bashkuara po heqin dorë nga Europa, dhe janë indiferente ndajfatit të rajonit, janë thjesht të gabuara. Megjithatë, Uashingtoni mund të bëjëshumë më tepër se të menduarit e dëshiruar, për të transformuar BallkaninPerëndimor, nga një “fuçi baruti”, në një rajon që rrezaton progres. Në vend qëtë përfaqësojë fragmentimin dhe ndarjen, rajoni duhet të jetë një shembull iintegrimit.

 

Ndarja e Ballkanit ngakaosi
Pak më shumë se një vit nga tani do të jetë një tjetër përvjetor: 20-vjetori ipërfundimit të luftës së fundit ballkanike. Ndërsa rajoni nuk ka vuajtur nganjë konflikt i hapur gjatë kësaj periudhe, Ballkani Perëndimor mbetet ende njëvend i trazuar, shpesh i cituar si pjesa më e brishtë e Europës. “Pothuajse dydekada pas luftës, kjo nuk është paqe”- pohoi një aktivist i të drejtave tënjeriut. “Çështja shqiptare dhe serbe, nuk janë të mbyllura në Ballkan; ështëIzraeli dhe Palestina e Europës”. Gjendja aktuale e shteteve të BallkanitPerëndimor, bën nervozë shumë njerëz. Në një epokë ankthi në të gjithë Europën,nuk është e dobishme nëse pjesët e saj më problematike të fillojnë të lëkunden.Problemet në Ballkan, refuzojnë të zhduken për dy arsye: paratë dhe gjeografia.

Ekonomitë e rajonit podëmtojnë pjesën tjetër të Europës
Lajmi i mirë, është se rajoni është destinacioni kryesor për pushime të lira.Lajmi i keq, është se Ballkani është një vend ku me pak para, blihet shumëndikim. I vendosur ndërmjet Adriatikut dhe Detit të Zi, Ballkani ështëudhëkryqi midis Veriut dhe Jugut. dhe Lindjes dhe Perëndimit.
Pak pjesë të Europës, kanë një pozitë të tillë. Përveç Shteteve të Bashkuaradhe Bashkimit Europian, lojtarët kryesorë përfshijnë Rusinë, Kinën, ArabinëSaudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë dhe Kinën. Përveç kësaj,fqinjët e afërt të rajonit, duke përfshirë Greqinë, Austrinë dhe Kroacinë, kanëinteresat e tyre për të mbrojtur. Një rëndësi të madhe, ka se si përdorenparatë dhe ndikimi. Ndër shqetësimet kryesore, janë masat aktive nga ana erusëve për të penguar integrimin në BE, duke penguar zgjerimin e NATO-s, dhepër të siguruar dominimin e fuqisë ruse. E dëmtuar nga ekonomitë epaqëndrueshme dhe ndërhyrjet e jashtme, Ballkani Perëndimor përballet me dysfida të vazhdueshme. E para është siguria. E dyta është hapja e vendeve tëpakta të punës, dhe krijimi i pasurisë. Në fushën e sigurisë, rajoni jeton nënhijen e vazhdueshme të konflikteve të pazgjidhura, të cilat edhe pse nukkërcënojnë të përshkallëzohen në luftë të hapur, krijojnë marrëdhënie ndarëse,që minojnë stabilitetin dhe integrimin rajonal. Shqetësimi kryesor është eardhmja e Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa problematike mbetet edhe marrëveshja estatusit përfundimtar të pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dobësia e dytëe madhe e rajonit, është mungesa e zhvillimit ekonomik dhe integrimit. Për mëtepër, pabarazitë në rajon janë shqetësuese. Ekonomikisht, Serbia po i tejkalonfqinjët e saj në ecurinë ekonomike. Kjo krijon disbalanca, që mund tëdestabilizojnë më tej rajonin. Ndikimet kundërvepruese për të adresuar këtosfida janë zbehur, ndërsa kërcënimet janë zvogëluar– një gjendje vegjetative qëthjesht e lejon “tumorin” të zgjerohet dhe jo e kundërta.
Dikur, shumë njerëz besonin se anëtarësimi në BE, do t’i zgjidhte të gjithakëto sfida. Kjo nuk është më e vërtetë. Rruga drejt anëtarësimit në BE, ështëdëshmuar kokëfortësisht e ngadaltë. Për më tepër, angazhimi i BE-së me rajonin,pësoi një pengesë të turpshme në konferencën e fundit të Londrës, që sipasshumë dëshmive nuk shënoi asnjë përparim. Një sfidë shtesë, është se nëserajoni nuk zbaton reforma që do të liberalizonin realisht ekonominë (dukenxitur kështu rritjen dhe krijimin e vendeve të punës), hyrja në BE do tëinkurajonte vetëm largimin e popullsisë dhe kapitalit në pjesë të tjera tëEuropës.

“Amerika e Para” dheBallkani
Një partneritet i fortë transatlantik, është një element kyç i StrategjisëKombëtare të Sigurisë së SHBA-së. Zhvillimi i fundit që Shtetet e Bashkuara dotë dëshiron të shihnin, është një Europë e destabilizuar nga problemet eBallkanit, sikurse ishte në vitet 1990. Zyrtarët amerikanë, duke përfshirëzv.presidentin dhe sekretarët e shtetit dhe të mbrojtjes, kanë shprehur tashmëinteresin e madh të Amerikës, për të luajtur një rol më të fuqishëm në rajon.Ballkani Perëndimor, mund të luajë një rol kryesor në vizionin e Amerikës, përnjë komunitet më të fortë transatlantik. Një rajon i integruar dhe i begatë,mund të ndihmojë në ndërtimin e bazës së një Europe më të fortë. Përveçsigurisë së ofruar nga NATO, dhe kohezionit të komunitetit europian, Shtetet e Bashkuaramund të ndihmojnë në nxitjen e një sërë marrëdhëniesh dypalëshe, që do të bëhennjë motor i fuqishëm i rritjes ekonomike, një korridor për të siguruarpavarësinë energjetike të tregut të lirë dhe një besim realisht ndërtues përsigurinë evropiane. Këto marrëdhënie dypalëshe, nuk do të zëvendësonin BE-nëapo NATO-n. Përkundrazi, ato do të siguronin një themel të shteteve-kombe tëforta dhe të sigurta, që do t’i bënin më të forta këto aleanca.

Plani 5-pikësh
Të dëshirosh dhe të ndërtosh një Ballkan më të mirë, janë dy gjëra të ndryshme.Në fund, Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen seriozisht. Elementetekzistojnë në strategjinë amerikane, por Uashingtoni duhet të lëvizë më shpejt.Amerika duhet të promovojë në mënyrë aktive një ekuilibër të sigurisë rajonale,rritje ekonomike dhe qeverisje së përgjegjshme në të gjithë BallkaninPerëndimor dhe vendet përreth. Ky është ilaçi më i mirë si ndaj luftërave tëbrendshme në rajon, por edhe ndikimit të dëmshëm të aktorëve të jashtëm.

Energjia
Nuk mjafton që Shtetet e Bashkuara të mbështesin ndërtimin e një korridorienergjetik Veri-Jug. Uashingtoni duhet të ndihmojë për ta bërë atë realitet.SHBA-ja, duhet të vazhdojë të kundërshtojë seriozisht ndërtimin e gazsjellësit“Nord Stream II”, dhe të ofrojnë mbështetje të fuqishme për Iniciativën e TriDetrave. Për më tepër, Uashingtoni duhet të mbështesë zhvillimin e energjisëbërthamore në rajon, dhe ndërtimin e një korridori jugor të gazit, që nuk varetnga Rusia.

Investimet ekonomike
Korporata e Investimeve Private Përtej Detit, USAID dhe Korporata eMijëvjeçarit, janë të gjitha aktive në rajon. Sidoqoftë, rajoni ka nevojë përinvestimet amerikane private.

Qeverisja
Investimet e reja në Ballkanin Perëndimor, nuk do ta bëjnë atë një vend më tëmirë, pa një qeverisje të përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara, duhet tëpërqendrohen në mënyrë konstruktive në elementet e qeverisjes që ndikojnë tekliria ekonomike, duke përfshirë luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit tëligjit dhe reduktimin e punësimit në sektorin publik, uljen e taksave dheborxhit publik.

Siguria
Uashingtoni duhet të vazhdojë të ecë në dy shtigje në të njëjtën kohë nëBallkan – zgjerimin e NATO-s (në veçanti, pranimin e Maqedonisë në NATO), dhenxitjen e bashkëpunimit të sigurisë dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe vendete Ballkanit dhe fqinjët e tyre.

Strategjia
Shtetet e Bashkuara, duhet të vazhdojnë të zbatojnë një strategji globale, që inxit rivalët strategjikë – duke përfshirë Rusinë, Iranin dhe Kinën – t’i japinfund politikave të jashtme destabilizuese që dëmtojnë interesat e SHBA-së.Ushtrimi i presionit ndaj tyre, do të bëjë që në fund edhe Rusia dhe Kina tacilësojnë një Ballkan Perëndimor të lirë, të qëndrueshëm dhe të begatë, si njëmundësi të mirë për të pasur më shumë fitime të ndershme në rrafshin ekonomik,se sa si një treg i varfër brenda sferës së tyre të ndikimit.

  

Republika Plus