Pse s’keni fat në dashuri?

Lifestyle02.06.2016 13:05

Luanët për shkak të dominimit, Ujori për shkak të përtacisë…Mësoni përse shenja juaj e horoskopit nuk ka fat në dashuri.


DASHI

Personat nën shenjën e Dashit thuhet se janë kreativ, vigjilent dhe të gatshëm që të përshtaten në çdo situatë. Por, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, ata shpesh preferojnë mohimin dhe ikjen nga e vërteta. Nëse dilni me të dashurin apo të dashurën për herë të parë në takim dhe nuk shkon takimi ashtu siç duhet, ju do të pretendoni se jeni kënaqur dhe keni kaluar shumë mirë. Në një farë mënyre jeni të prirur për të kamufluar gjendjen reale dhe ikje nga e vërteta.


DEMI

Për nga natyra jeni shumë kokëfortë dhe të pamëshirshëm. Të jetë ndokush me ju është njëlloj sikur të gjendet përballë një konkursi konkurues. Demi e ka të vështirë të kënaqet në shtrat, vazhdimisht lavdëron partnerin në intimitet por më pas e kritikon. Falë qëndrimit të tij bindës, partneri do të ndjehet i lirë për të zbuluar tërë frikën dhe sekretet më të fshehura, që shpesh herë shpiejnë në përfundime të pakëndshme.


BINJAKËT

Binjakët janë bipolar, jo vetëm kur bëhet fjalë për marrëdhënie romantike, por në përgjithësi edhe në jetë. Këta fillimisht mund të jenë tërheqës, sepse është një marrëdhënie e mbushur me dashuri dhe urrejtje si dhe kanë jetë seksuale kualitative. Megjithatë, me kalimin e kohës, gjendja bëhet stresuese dhe e vështirë, ku ndarja është pothuajse e pashmangshme. Binjakët janë shumë karizmatik, dhe në momentin që dikush iu afrohet, ata kanë ndjesinë e ikjes, vetëm për shkak të frikës nga rrefuzimi.


GAFORRJA

Kur Gaforret gjejnë një partner të ri, ata mendojnë se ky është personi ideal në jetën e tyre. Nga Gaforrja mund të prisni që të mirëmbajë shtëpinë, por duhet të keni raport të përkryer me nënën e tij. Gaforret janë shumë konzervative dhe për këtë arsye ata shpesh dërgojnë mesazhe të paqarta, si për shembull përmendin kohën që e kanë kaluar në vetmi.


LUANI

Shenjë e dominimit! Gjithçka dëshironi të jetë sipas mënyrës suaj. Jeni ju që zgjedhni për vendin në kafe apo restorant, por edhe në shtrat. Gjithmonë dëshironi të tregoni se ju keni vazhdimisht të drejtë dhe rrallëherë qëndroni të vetmuar, vetëm sipas dëshirës suaj. Por, pavarsisht natyrës së fortë, mund të jeni edhe delikat dhe të brishtë, por sidoqoftë ju dini të mbroni titullin tuaj si mbret i kafshëve.


VIRGJËRESHA

Virgjëreshat janë më të mirat kur bëhet fjalë për marrëdhëniet. Ata e dinë kur të drejtojnë një bisedë të zgjuar për tema interesante që nuk bëhen aspak të mërzitshme. Ato duken shumë të relaksuar, por partnerët e tyre nuk janë në dijeni se këto nxjerrin informacione të rëndësishme që më vonë do ti përdorin në favorin e tyre.


PESHORJA

Peshoret priren për sjellje pak më arrogante dhe më tepër i kushtojnë vëmendje pamjes së tyre se sa karakterit, megjithëse këtë nuk e pranojnë. Për këtë arsye zgjedhin persona më pak të suksesshëm se ata që mos ti tejkalojnë. Kjo gjendje shpesh çon në dekurajim, por herët a vonë nga përvoja mësojnë për zgjedhjet e ardhshme.


AKREPI

Akrepi vepron shmë i ftohtë i cili asnjëherë nuk i shpreh emocionet e tij. Është shumë misterioz dhe partneri nuk mund të dijë se si ndjeheni apo mendoni. Lidhja për Akrepin mund të jetë shumë tërheqëse sepse vazhdimisht tentojnë të zbulojnë sekrete, por me kalimin e kohës kjo mund të jetë zhgënjyese sepse askush nuk dëshiron që të nxjerrë fjalët me vështirësi nga partneri.


SHIGJETARI

Këta janë shumë besnikë dhe presin të njejtën gjë nga partner ii tyre. Ata janë shumë selektivë dhe nuk pajtohen asesi me dikë që nuk i plotëson të gjitha pritjet e tyre. Personat që i kalojnë të gjitha sfidat dhe testet, mund të fitojnë besimin e Shigjetarit, duke përfunduar kështu në marrëdhënie afatgjate.


BRICJAPI

Është shumë i zgjuar në marrëdhënie, por edhe në jetën e përditshme. Ndonjëherë dinë të jenë shumë të zgjuar. Janë ambiciozë dhe dëshirojnë të krijojnë rend dhe rregull, kështuqë nuk ofrojnë mundësinë për të qëndruar me ta nëse nuk jeni njëlloj. Janë natyrë shumë e ndjeshme, por dinë shpesh të zemërohen dhe lëndohen.


UJORI

Janë shumë të qetë dhe delikat në çdo gjë që bëjnë. Madje edhe kur jeni në shtrat ata vazhdimisht ju vëzhgojnë nëse vërtetë përjetoni kënaqësi apo thjeshtë shtirreni. Për shkak të përkushtimit dhe sinqeritetit mund të tregohen paksa naivë. Ujori është paksa përtac apo dembel sa i përket angazhimit në marrëdhënien e dashurisë.


PESHQIT

Peshqit mësojnë nga gabimet e kaluara dhe për këtë arsye janë shumë të zgjuar. Ndonjëherë janë në gjendje të ju shpiejnë në botën e tyre të brendshme saqë ju duket e pamundshme imagjinata e tyre. Gjithmonë ëndërrojnë me sy hapur dhe meritojnë pafundësisht partnerin, si rezultat i përkushtimit të tyre. Peshqit harxhojnë shumë kohë duke u menduar rreth gabimeve paraprake në lidhjen e mëparshme, se çfarë shkoi keq që erdhi deri te ndarja. Janë të ndershëm dhe jo egoist, dinë si të dashurojnë dhe ofrojnë dashuri vetëm për personat që realisht e meritojnë./femra.net/

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus