Përfitimet shëndetësore nga domatja

Lifestyle06.08.2018 20:47


Domatja së bashku me trangujt dhe kungulleshkën kategorizohen si perime. Kjo është pjesërisht për shkak të përmbajtjes së ulët të karbohidrateve dhe përmbajtjes së sheqerit.




Domatja ka një sërë përfitimesh shëndetësore të cilat janë të listuara më poshtë, transmeton Klan Kosova.


Domatet janë një burim i jashtëzakonshëm i vitaminave


Vetëm një domate mund të ofrojë rreth 40% të dozës minimale të rekomanduar ditore të vitaminës C.


Për më tepër, domatet përmbajnë vitaminë A, e cila ndihmon imunitetin, të pamurit dhe shëndetin e lëkurës. Në ndërkohë vitamina K që po ashtu gjendet në domate është e mirë për kockat tuaja.


Domatja është e pasur edhe me kalium, një përbërës kryesor për funksionimin e zemrës.


Ato mbrojnë shëndetin e zemrës


Domatet përmbajnë një antioksidant të quajtur likopen, i cili është edhe përgjegjës për ngjyrën e tyre të kuqe. Hulumtimet sugjerojnë se në aspektin e përfitimeve shëndetësore të zemrës, është efektive të hani domate.


Përmirësojnë vizionin tuaj e mbrojnë sytë


Likopeni i domates është gjithashtu i mirë për sytë tuaj. Dhe kjo nuk është e vetmja lëndë ushqyese; ato përmbajnë lutein dhe beta-karoten. Sipas hulumtimit, këta ushqyes mbështesin vizionin dhe mbrojnë sytë.


Ngritja e shëndetit të tretjes


Lëngu dhe fibra në domatet mund të jenë të dobishme nëse vuani nga kapsllëku. Por tek disa njerëz, aciditeti nga domatet e gatuara mund të shkaktojë ose të përkeqësojë zbaticën e acidit dhe dispepsit.


Ndihmojnë për menaxhimin e diabetit


Domatet mund të jenë një ushqim mbrojtës për njerëzit me diabet të tipit 2. Në një studim, njerëzit me diabet që hanin domate të gatuara për 30 ditë përjetuan një rënie në peroksidimin e lipideve, një reaksion zinxhir në të cilin substancat e quajtur radikalet e lira sulmojnë yndyrën, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse diabeti dyfishon rrezikun e goditjes dhe sulmit në zemër.


Ruajnë shëndetin e lëkurës


Një studim i vitit 2011 zbuloi se kombinimi i domates dhe i vajit të ullirit nxit prodhimin e pro-kolagjenit, një molekulë që i jep lëkurës strukturën e saj dhe e mban të fortë.

Shkencëtarët besojnë se likopeni në domate është çelësi.


Ju mbrojnë kundër kancerit


Studimet observuese kanë gjetur lidhje midis likopenit kompleks dhe kancerit të prostatës, të mushkërive dhe të stomakut. 


Republika Plus