Mësoni çfarë personaliteti keni përmes formës së thonjve

Lifestyle02.06.2016 09:37

Forma e thonjve është dhe mënyra më e mirë për të mësuar se çfarë personaliteti keni. Në raport me atë se çfarë ju është forma e thoit, po ato karaktere i keni në vete. Dhe ajo që është e pabesueshme është që vërtet vlen për secilin person dhe prandaj këtë njohuri mund ta përdorni si përparësi në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Në bazë të fotos mësoni çfraë forme thoji keni dhe cilit personalitet i përkisni. 


1. Thonj të gjatë vertikalisht

Me shumë mundësi je romantik. Ke një imagjinatë të mrekullueshme, je mesatarisht i durueshëm. Mund të jesh perfeksionist dhe mund të mahnitesh lehtë. Vë re gjërat që pak veta i vënë re. Njerëzit të duan ty. Ti shkon mirë me shumicën e njerëzve.


2. Thonj të gjerë anash

Ndryshe prej numrit 1, nuk duron shumë. Megjithatë, je një mendimtar i mprehtë dhe i thellë. Edhe pse nuk duron shumë, njerëzve i pëlqen mënyra direkte që përdor. Mund të gjesh diferencën midis gënjeshtrave dhe të vërtetës. Kjo të mundëson të jesh një këshilltar i mirë. Nuk i thua njerëzve atë që duan të dëgjojnë, por atë që kanë nevojë të dëgjojnë.


3. dhe 4. Thonjtë “vezë e rrumbullakët”

Je tipi pafundësisht i lumtur. Je paqësore. Ti shijon të bësh gjërat në një mënyrë unike. Rrallë shkon me atë që bën shumica. Edhe pse je i lidhur me ndjenjat tuaja, nuk i lejon ato të mbizotërojnë mbi ty.


5. Thonj katror

Je tipi kurajoz. Je i lindur për të qenë lider natyror. Ke një sjellje serioze që mund të mos jetë më e mira për njerëzit, por kjo ndikon edhe pozitivisht, mbi natyrën tënde të mirë dhe kështu momentet mes teje dhe njerëzve rreth teje janë më të bukur dhe më argëtues.


6. dhe 7. Thonj me tri kënde

Je i zgjuari i grupit. Tipikisht je inovativ dhe brilant kur të tjerët kërkojnë më të mirën nga ti. Ofron ide të reja shumë shpejt. Njerëzit që takon, mbesin të mahnitur nga ti.


8. Thonj “bajame”

Je i sinqertë, shoqëror dhe i besueshëm. Je i sjellshëm por direkt kur është nevoja. Njerëzit shijojnë kohën me ty, sepse ti gjen të mirën tek secili. Je i zoti për të përballuar situatat e vështira.


9. Thonj shpatë

Në jetën tënde, je shpesh si maja e shpatës. Je ambicioz. Punon shumë. Ke qëllime dhe nuk do të pushosh deri sa ti realizosh. Je i plotësuar dhe mund të përballosh punë të vështira edhe nëse janë larg ideve tuaja. Ambicia jote është shpesh ngjitëse tek të tjerët. 


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus