Çfarë problemesh i shkakton vera lëkurës?

Lifestyle09.08.2018 20:59

Edhe pse njerëzit e duan verën për shkaktë rrezitjes dhe larjes, është e domosdoshme të dihet që nxehtësia dhelagështia i shkojnë për shtat disa infeksioneve të lëkurës dhe që nga dielliduhet të mbrohemi mirë.

 

Sëmundjet që dielli i përkeqëson

Shëndeti – Sëmundjetqë përkeqësohen më së shumti nga ekspozimi në diell janë ato të cilat lidhen melëkurën. Megjithatë, ato nuk janë të vetme që ndikohen negativisht nga rrezetUV. Më poshtë do të njiheni me një listë të plotë të tyre në mënyrë që tëtregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj në këtë drejti, transmetonTelegrafi.

Dermatiti

I karakterizuar ngalëkura e thatë, dermatiti ose ndryshe pezmatimi i lëkurës, përkeqësohet shumënga dielli. Ky i fundit dhe i nxehti rrisin dehidratimin e lëkurës, dukeprovokuar një ndjesi të madhe të tharjes së lëkurës. Hidratimi është irëndësishëm, qoftë duke pirë shumë ujë e lëngje ashtu edhe duke përdorur njëkrem të mirë hidratues. Kjo gjë mund të parandalojë një përkeqësim të madh tëshqetësimit në fjalë.

Melasma

E shkaktuar ngandryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, ajo mund të bëhet akute nëverë si pasojë e ekspozimit në diell. Bëhet fjalë për disa njolla antiestetike(të shpifura) të cilat mund të shfaqen në zonat më delikate si në gjoks dhe nëfytyrë. Por nuk është e nevojshme që për këtë motiv ju të hiqni dorë nga marrjae rrezeve të diellit, mjafton të mbroheni vazhdimisht dhe në mënyrën e duhur.

Pikat në lëkurë

Pikat në lëkurë, tëcilat varen thjesht nga një përqendrim më i madh lokal i melanociteve, bëhenedhe më të dukshme gjatë daljes në diell. Melanocitet janë qelizat të cilatprodhojnë melaninën dhe ekspozimi i madh nën rrezet e diellit i bën ato mëintensive dhe të rriten në mënyrë të ndjeshme.

Melanoma

Në momentin qëmelanocitet degjenerojnë në mënyrë të pakontrolluar, ato mund të shkaktojnëmelanomën. Nëse nuk mbroheni vazhdimisht, sidomos gjatë orëve më të nxehta kurdielli është më intensiv, mund të shkaktojë këtë shqetësim, i cili mund tëkthehet në një sëmundje të vërtetë. Është e nevojshme të bëni shumë kujdes sikur e keni lëkurën të bardhë ashtu edhe të zezë.

Herpesi i buzëve

Ekspozimi në diellpërkeqëson infeksionin e shkaktuar nga herpesi simplex, i cili shfaqet meflluska të bezdisshme dhe të shëmtuara në buzë. Midis hipotezave qëjustifikojnë këtë përkeqësim të herpesit është ekspozimi i tepruar ndaj rrezeveUV, që ul sistemin imunitar dhe stimulon shfaqjen dhe përhapjen e herpeseve.

Aknet, puçrrat në fytyrë

Skuqja e zonave tëcaktuara të fytyrës nga dielli, si ajo rreth syve, mjekrës dhe ballitmanifestohet me puçrra që zakonisht çojnë në kruarje dhe flluska të vogla.Përveçse duhet të mbroheni gjatë kohës së ekspozimit në diell, për ta shmangurkëtë është e nevojshme të mos pini shumë kafe dhe të limitoni në përgjithësiushqimet kalorike dhe kafeinën.

 


Republika Plus