Arra braziliane, pse na duhet për shëndet dhe sa bën të hamë brenda një dite

Lifestyle08.08.2018 21:59

Disa thonë pesë në ditë, të tjerët paralajmërojnë që assesitë hamë më shumë se një. Në të vërtetë, sa arra braziliane na nevojitet, nësedëshirojmë që të fusim selen në organizëm?

 

Arra braziliane ështëburim i shkëlqyeshëm mineral, mirëpo për shkak të disa përbërësve të tjerë që ika, marrja e tyre është e kufizuar.

Të shohim se për çfarë artikulli është fjala, transmetonTelegrafi.

Edhe pse e quajmë arrë braziliane, ky fryt arror rritet edhe nëVenezuelë, Bolivi, Peru, Kolumbinë Jugore. Është shumë i ushqyeshëm, sepse nëvete përmban mjaft vitamina, më së shumti vitaminat E dhe B, minerale, por kaedhe disa përbërës të cilët nuk janë edhe aq të mirë, prandaj ekspertëtrekomandojnë që të mos hani më shumë se dy deri në katër arra në ditë.

Cila është ai përbërës që na pëlqen? Para së gjithash, yndyra.Arra braziliane përmban mono-thartira yndyrore të pangopura, omega-6, si edhemjaft thartira të ngopura.

Gjithashtu është ka rëndësi edhe sa është e freskët. Me rastin eblerjes kushtoni kujdes ngjyrës së saj. Të qëruar, çfarë më së shpeshti egjejmë në dyqanet tona, do të duhej të ketë paksa ngjyrë pothuajse të bardhë,paksa të verdhemët.

Në të kundërtën, nëse është më e errët, kjo do të thotë që nënjë mënyrë është trajtuar me rastin e nxjerrjes nga lëvozhga, ndërkaq vetvetiuedhe alfatoksina dhe toksine të dëmshme të cilat gjenden në lëvozhgën e këtijfryti, kanë “kaluar” në vetë frytin.

Veç kësaj, konsumimi i arrës braziliane është i kufizuar edhepër shkak se ky artikull në vete përmban edhe disa elemente radioaktive, në tëvërtetë në sasi të vogla. Këto substanca janë pasojë e sistemit të rrënjëve dheushqimit të vetë bimës.

Mirëpo, t’u ktheheni anëve pozitive të saj.

Arra braziliane përmban kalcium, fosfor, kalium, magnez, zinkdhe selen, prandaj, pos që është e mirë për lëkurën, arra braziliane ka edheveprim antivirusal dhe antikanceroz.

Seleni pra është përbërës i cili mund të gjendet në numër shumëtë vogël të artikujve, prandaj arra braziliane pothuajse është fryt i çmueshëm,por gjithashtu, në vete përmban edhe fibra natyrale, të cilat veprojnë mirëndaj shëndetit të gjithë organizmit.

Për shkak të këtyre përbërësve të mirë, arra braziliane forconimunitetin dhe vepron mirë në sistemin kardiovaskular.

Pra, arra braziliane vepron përgjithësisht mirë në organizëm,mirëpo do të duhej të hahet me kujdes, posaçërisht nëse kujdeseni për peshëntrupore dhe nuk dëshironi të shtoni peshë.

Ta përsërisim – dy deri në katër brenda një dite, ndërkaq ata tëcilët nuk e kanë konsumuar deri tani, ndërkaq janë alergjikë në pemët arrore,për fillim le të hanë vetë një, madje në mëngjes.

  

Republika Plus