Apple Watch i shpëton jetën edhe një njeriu

Lifestyle07.08.2018 22:40

 Edhe njëherë, Apple Watch ka shpëtuar jetë.

Kemi kaluar disa shembuj se si smartwatch ishte në gjendje t’u japë përdoruesve një paralajmërim se ata duhet të kërkojnë ndihmën e menjëhershme të mjekut, transmeton lajmi.net

Dhe ky paralajmërim ua shpëtoi jetën atyre. Shembulli më i fundit i aftësive të pajisjes u zbulua në Australi, kur një 23 vjeçar morri paralajmërimin që e mbajti atë në jetë.

Një zemër zakonisht rreh 60 herë në minutë, por në maj, Love po merrte njoftime nga ora e tij se gjërsa po flinte zemra e tij kishte rreth 130-140 rrahje në minutë.

Derisa operacioni i hapur do të ishte metoda e zakonshme, mjeku bëri vetëm një prerje të vogël dhe e përdori robotin daVinci 3D për të mjekuar zemrën.

“Unë nuk mendoj se do të jetoj pa të, e dua atë për komoditet, por edhe për faktin që sapo kam marrë diçka mjekësore, se unë nuk e kisha idenë se do të ma shpëtonte jetën.”, tha Mike Love

Republika Plus