5 faktorët e stilit të jetesës që ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë

Lifestyle18.08.2018 15:39

Duke përdorur të dhënat për vdekshmërinë, të nxjerranga studimi “Nurses Health Study and Health Professionals” dhe duke i kombinuarme të dhëna të nxjerra nga NHANES (National Health and Nutrition ExaminationSurvey) dhe nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kërkuesitkanë ekzaminuar lidhjen mes pesë faktorëve të stilit të jetës me rrezik të ulëtdhe vdekshmërisë në një ndjekje prej rreth 30 vjetësh.

 

“Studimiynë tregon se parandalimi, nëpërmjet një diete dhe modifikimeve të stilit tëjetës, ka përfitime të mëdha sa i përket reduktimit të frekuencës së sëmundjevekronike, përmirësimit të pritshmërive jetësore dhe reduktimit të kostoveshëndetësore”, thotë Frank Hu (Shkolla e Harvardit, Boston), i cili kaudhëhequr grupin e punës.

Në mënyrë të veçantë, janë marrëparasysh 5 faktorë: dieta e shëndetshme, mospirja e duhanit, aktiviteti fiziknga i moderuar në i fuqishëm për të paktën 30 minuta në ditë, konsumi imoderuar i alkoolit dhe indeksi i shëndetshëm i masës trupore.

Studiuesit kanë zbuluar se çdofaktor me rrezik të ulët ishte i lidhur me rreziqe shumë më të reduktuara përvdekshmërinë nga të gjitha shkaqet, nga kanceri dhe nga shkaqe kardiovaskulare,transmeton farmacist33.al.

Përveç kësaj, duke e krahasuar mepjesëmarrësit të cilët nuk i plotësojnë kriteret për asnjë faktor të rrezikuttë ulët, ata që i përmbushën kriteret për të pesta, kanë pasur një reduktim 74%të rrezikut të përgjithshëm të vdekshmërisë, 82% më pak mundësi për të vdekurnga sëmundja kardiovaskulare dhe 65% më pak gjasa për të vdekur nga kanceri.

Sa u përket dallimeve gjinore,hulumtuesit kanë vlerësuar se jetëgjatësia mesatare në moshën 50 vjeçare ishtemë shumë se 14 vjet për gratë me të pestë faktorët me rrezik të ulët (qëshkojnë në 93 vjet), krahasuar me gratë pa faktorë të rrezikut të ulët.

Te burrat, të pesë faktorët zgjatënjetëgjatësinë me 12 vite (mosha maksimale, 88 vjeç).

  

Republika Plus