Mërgimtari nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj, ka premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë nëse fiton Albin Kurti zgjedhjet e fundit, Kurti fitoi e Gjonbalaj u ‘zhduk’ me milionat e premtuar, shkruan Gazeta Metro.

Gjonbalaj e ka harruar tërësisht premtimin, që nëse fiton Kurti, ai do të vinte dhe bashkë me të do të vinin ehe 50 milionë euro investime.

Por nga ajo ditë, Gjonbalaj nuk asnjëherë më nuk i ka përmendur 50 limonët e premtuar.

Gjonbalaj është lajmëruar nëpërmjet rrjetit social Facebook, biznesmeni ka kërkuar ndihmë nga miqt e tij për të ia dërguar një ilaq në Prishtinë.

Gazmend Gjonbala, është menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve kishte dalë në mbështetje të hapur ndaj Albin Kurtit, ku edhe kishte deklaruar se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit mbi 50 milionë euro.