Vuçiqi e shtyn afatin për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, paralajmëron takim me Thaçin në Austri

Lajme14.08.2018 22:19


Deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel se nuk ka ndryshim kufijsh ndërmjet Kosovës e Serbisë, e ka çorientuar politikisht shumë kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçaq.


Vuçiq sot në një deklaratë për opinionin serb, e ka lëvizur në tërësi “afatin e zgjidhjes” të asaj që ai e quan çështje e Kosovës.


Tani, ka thënë ai, e sigurt është se zgjidhja përfundimtare për Kosovën nuk do të ndodhë shpejt.


“Ajo [zgjidhja] do të zgjasë shumë më shumë, se ajo do të ndodhë brenda dy - tre muajve, harrojeni”, citon beta të ketë thënë Vuçiq.


Ai ka theksuar se me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi është dashur të takohej në Bruksel gjatë shtatorit, porse është e mundur që me të të shihet edhe më herët në Austri, porse për këtë ende nuk ka vendosur.


“Se a do të shkoj atje, varet nga ajo që do të shoh ku kemi ngelur dhe se a ka ndonjë mundësi për dalje nga situata e vështirë në të cilën gjendemi”, ka thënë ai. 

Republika Plus