Vuçiq i drejtohet serbëve: Serbët në Kosovë kanë dy zgjidhje

Lajme07.08.2018 13:13

 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është duke mbajtur një konferencë shtypi sot për të diskutuar negociatat mbi statusin e Kosovës dhe çështje të tjera që lidhen me Serbinë dhe rajonin, transmeton zeri.info

Gjatë mandatit të tij, ai tha se do të merret me çështjet më urgjente, vendimtare dhe më të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë.

- Kjo është një zgjidhje për të ardhmen e Kosovës. Nuk ka zgjidhje të lehtë, as nuk do të ketë - shpjegoi Vuçiq.

Për fat të keq, shqiptarët me pëlqimin e heshtur ose pa kundërshtim të qartë të BE-së, nuk e kanë përmbushur obligimin e vetëm e që është formimi i AKS-së, deklaroi ai.

- Ne u përpoqëm në çdo kohë të bëjmë më të mirën për njerëzit tanë, dhe të humbasim sa më pak të jetë e mundur. Marrëveshja e Brukselit thotë qartë se AKS-ja është ajo që propozon komandantin e policisë për veriun, nga të cilët Prishtina duhet të zgjedh një nga katër të propozuar... - tha Vuçiq.

Çfarë mund të bëjë Serbia, thotë Presidenti Vuçiq dhe shton se kemi dy rrugë.

- Që Serbia të marrë hapa të njëanëshëm, por është një kërcënim i veprimit të Prishtinës, në aspektin e ballafaqimit përfundimtare të Prishtinës me veriun e Kosovës që të hyjnë në veri pa pëlqimin e serbëve dhe të marrin objektet vitale. Kjo është arsyeja pse ne me kujdes ndjekim ngjarjet dhe zgjedhim momentin që do të përputhet me interesat tona, që ne mund të ruajmë paqen, stabilitetin dhe të mos rrezikojnë sigurinë e popullit tonë – tha Vuçiq në fjalimin drejtuar kombit.

Republika Plus