Vuçiq: Angazhohem për ndarje mes serbëve e shqiptarëve

Lajme09.08.2018 22:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha të enjten se aiangazhohet për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërëjehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër tëprocesit për normalizimin e marrëdhënieve.

 

“Unë jam në favor, dhe kjo është politika ime, për ndarjenme shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atëdhe çfarë kujt i përket, është gjithmonë një burim i konflikteve të mundshme”,tha ai, duke nënvizuar se “nuk e fsheh një synim të tillë”, por, nuk dihet nësekëtë do ta pranojë populli serb apo jo dhe, nëse do të ketë sukses, kjo nukvaret vetëm nga Serbia.

 

“Duhen dy veta për tango”, tha ai.

 

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj,ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit HashimThaçi për “korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginëssë Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

 

Serbia është zotuar se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovësqë u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dheBashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh përnormalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimetevropiane të të dyja palëve.

 

Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej tëçonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin emarrëdhënieve./VoA/ 

Republika Plus