Tensionohen marrëdheniet Turqi-Gjermani, Turqia tërheq ambasadorin

Lajme02.06.2016 15:08

Pas miratimit të rezolutës me të cilën vrasja e armenëve nga osmanët në Luftën e Parë Botërore njihet si gjenocid nga Gjermania, Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj, Huseyin Avni Karslioglu nga shteti gjerman.

 

Shumë deputetë turq paralajmëruan acarimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, po qe se Bundestagu do ta kalonte këtë rezolutë.

 

“Rezoluta e miratuar sot nga ligjvënësit gjermanë për t’i shpallur si gjenocide vrasjet e armenëve nga forcat osmane i ka dëmtuar seriozisht marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarasë”, ka thënë zëvendësi i partisë turke në pushtet, AKP, Yasin Aktay. Aktay i bëri këto komente drejtpërdrejt në televizion pasi Dhoma e Ulët e Bundestagut gjerman votoi me shumicë në favor të një rezolute simbolike.

 

Partia në pushtet në Turqi, AKP, ka planifikuar që të dorëzojë në parlamentin turk një deklaratë kundër kësaj rezolute.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus