Serbia s'mund ta kontrollojë Kosovën përmes Asociacionit

Lajme16.08.2018 18:17

Ideja e Serbisë që ta kontrollojë shtetësinë e Kosovëspërmes Asociacionit të komunave serbe nuk do të ketë sukses, ka thënëkëshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, përmes një postiminë Facebook.

 

Sipas tij, Kosova ka marrë obligime ta krijojë Asociacionin,por jo në dëm të Kosovës.

 

“Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë Asociacionqë do të shërbejë si instrument i shtetit serb për defunksionalizimin dhekontrollimin e shtetit të Kosovës. Ideja që nëpërmjet Asociacionit të depërtohetnë funksionim të shtetit të Kosovës, është perfide dhe nuk do të kalojë”, kashkruar Arifi.

 

Një ekip menaxhues i përbërë nga serbë të Kosovës, tashmë kapërfunduar hartimin e draftit të statutit, mirëpo ende nuk është bërë publik.Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë zërat që thonë se duhet të ketë ndryshime nëKushtetutën e Kosovës për t’i dhënë Asociacionit kompetenca shtesë.

 

“Në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe kakonsensus të mjaftueshëm në shoqërinë e Kosovës për gjetjen e një zgjidhjejegjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, tërësinë territoriale dhefunksionalitetin e shtetit”.

 

Arifi ka thënë se shteti i Kosovës nuk do të krijojëAsociacion, i cili do të jetë instrument i shtetit serb. 

Republika Plus