Sejdiu: LDK e VV nuk janë për mbikëqyrje të dialogut, e as për rrëzim të qeverisë

Lajme18.08.2018 16:08

Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se ky subjektditë më parë ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërpresë pushimin dhe tërifillojë punën për shkak të çështjes së dialogut.

Madje sipas Sejdiut, PSD i ka dërguar shkresë zyrtare përkëtë gjë kryeparlamentarit Kadri Veseli.

 

Përmes një postimi në Faceboo, Sejdiu po ashtu ka treguar seLDK dhe VV nuk i kanë jap nënshkrimet për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshmenë lidhje me fazën finale të dialogut.

 

Postimi i plotë i Sejdiut:

 

2 gusht – Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një konferencepër media ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërpresë pushimin dhe tërifillojë punën për shkak të çështjes së dialogut.

 

3 gusht – Grupi Parlamentar i PSD-së i është drejtuarkryekuvendarit Kadri Veseli me shkresë zyrtare për ndërprerjen e pushimit tëKuvendit, duke e ftuar atë që ta ftojë mbledhjen e Kryesisë për datën 6 gusht,për ta caktuar seancën e veçantë për dialogun.

 

6 gusht – Kadri Veseli ktheu përgjigje përmes së cilësnjoftoi se Kuvendi nuk do të fillojë punën deri në javën e dytë të shtatorit.Në përgjigjen e tij, ai përmendi procedurat e thirrjes së seancës sëjashtëzakonshme.

 

7 gusht – PSD iu drejtua dy partive të tjera opozitare (LDKdhe VV) me kërkesën për mbështetje drejt sigurimit të nënshkrimeve të nevojshmepër mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me fazën finale tëdialogut. Bashkëngjitur kësaj kërkese iu është dërguar edhe lista e nënshkrimeve,përmes së cilave do të mundësohej thirrja e kësaj seance dhe marrja epërgjegjësisë nga ky institucion për procesin e dialogut.

 

Sot, më 18 gusht – Asnjë nënshkrim nga LDK dhe VV!

 

PSD ka propozuar një rezolutë e cila do të kornizonteplatformën e bisedimeve të ardhshme, ekipin negociator dhe udheheqësin e këtijekipi, si dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të këtij procesi nga opozitaparlamentare. Të gjitha këto do duhej të miratoheshin nga 2/3 e deputetëve.

 

Jemi të hapur për propozime të tjera, meqë jemi të bindur sedialogu është dhe duhet të jetë mbi gjithash çështje e Kuvendit, joPresidentit.

 

Në vend të angazhimit drejt bashkimit opozitar, në kushtetku do t’i kishim 58 deputetë kundrejt pushtetit të pakicës; LDK dhe VV povazhdojnë të angazhohen drejt përpjekjes së krijimit të përshtypjes se kinsePSD nuk paska gatishmëri për rrëzimin e qeverisë.

 

Me 26 korrik, PSD i ka dhënë 12 nënshkrimet e deputetëve tësaj për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

 

Sot, më 18 gusht – Asnjë nënshkrim nga LDK dhe VV!

 

Pra, nuk janë as për orientim dhe mbikëqyrje të dialogut, aspër rrëzim të qeverisë. 

Republika Plus