Reuters shkruan për dronët e Policisë së Kosovës

Lajme13.09.2018 09:32

 Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i ka dedikuar një shkrimi përdorimit të dronëve nga ana e policisë së Kosovës për t’i kapur shoferët të cilët nuk i respektojnë rregullat e trafikut në në përpjekje për të zvogëluar numrin e madh të viktimave.


“Që nga janari vendi i vogël ballkanik ka futur një ligj të ri që imponon gjoba të rënda dhe policia filloi të patrullonte me makina pa shënim për të mbetur pa u vënë re, transmeton Klan Kosova.

“Dy oficerë policie nisën një dron bardhë e zi jashtë kryeqytetit, Prishtinës, ku pas pak minutash ata filmuan një shofer që parakalonte një makinë tjetër mbi një vijë të bardhë të plotë në një urë mbi autostradën Prishtinë-Shkup. Shoferi dukej i hutuar kur një polic iu afrua me një iPad për t’i treguar atij video nga droni”


“Shoferi i cili kryen një vepër të tillë duhet të paguajë një gjobë deri në 300 euro, i konfiskohet patentë shoferi për gjashtë muaj dhe humb dy nga nëntë pikat e saj”

Paga mujore bruto në Kosovë është rreth 500 euro, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Kjo njësi (me dronë) identifikon njerëzit  që kalojnë vijën e bardhë në vende ku është e ndaluar të parakalojë (një makinë tjetër) dhe gjithashtu identifikon ata që kalojnë dritat e kuqe të semaforit”, tha për Reuters, rreshteri i policisë Qerim Hetemi.

Hetemi tha se metodat e prezantuara rishtazi kanë  ndihmuar në uljen e numrit të vdekjeve në rrugët e Kosovës në 82 në periudhën janar-gusht këtë vit nga 85 që kishin dhdohur në të njëjtën periudhë në 2017-ën.

Numri i njerëzve të lënduar në rrugë në periudhën janar-gusht të këtij viti ishte 8,312, pak më shumë se një vit më parë, në një vend me një popullsi prej 1.8 milionë banorësh.

Muajt ​​më vdekjeprurës janë korriku dhe gushti, kur shumë njerëz që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në vendet anëtare të BE-së, kthehen në Kosovë për pushime.

Vozitja  e pakujdesshme, makinat e vjetra dhe shenjat e këqija të rrugëve shihen si arsyet kryesore për numrin e madh të aksidenteve.

Republika Plus