Regjimi i Koresë së Veriut e lavdëron Donald Trumpin, e quan profet

Lajme02.06.2016 16:13

Regjimi i Koresë Veriore i ka duartrokitur kandidaturës së biznesmenit amerikan për Shtëpinë e Bardhë, Donld Trumpit, duke thënë se ai është një kandidat “profetik dhe i mençur”, që do të dijë t’i ndihmojë bashkëvendësit e vet para “frikës aktuale të një sulmi nuklear”, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Një artikull i publikuar në të përditshmen e këtij vendi, “DPRK Today”, e autorizuar nga regjimi i im Jong Un, e konsideron kandidatin republikan si opsionin më të mirë për zgjedhjet presidenciale të ShBA-së. Artikulli e quan kandidaten demokrate, Hillary Clinton, si “kokëmadhe” që insiston të zgjidhë problemet përmes sanksioneve, ndërsa Trumpin e konsideron “një politikan të ditur” dhe përkrahës të zgjidhjes së problemeve përmes negociatave dhe jo përmes luftës. 

 

“Trumpi nuk është një kandidat budalla dhe injorant, siç e quajnë të tjerët, por një politikan i mençur dhe një kandidat presidencial profetik”, shkruan artikulli. /Republika.info.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus