Nis takimi i Listës Serbe me Gjuriqin e Selakoviqin në veri

Lajme08.08.2018 16:52

 

Në orën 15:00 në veriun e Mitrovicës ka nisur takimi mes përfaqësuesve të Listës Serbe dhe Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbinë, Marko Gjuriq si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, e ka quajtur historik këtë takim, sepse sipas tij Kosova ka nevojë për paqe, prosperitet dhe siguri për gjeneratat e ardhshme, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Ai ka theksuar se çështja e Kosovës është pyetje e të gjithë serbëve.

Republika Plus