Në seancën e radhës, Kuvendi shqyrton kreditë e BERZH-it

Lajme02.06.2016 15:17

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të mbajë takim me kryetarët e grupeve parlamentare. 


Në këtë mbledhje do të diskutohet për përgatitjen për seancën e ardhshme plenare ku do të diskutohen 16 çështje, shkruan lajmi.net

 

Në këtë seancë do të shqyrtohen dy projektligje që kanë të bëjnë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Bëhet fjalë për projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it për rehabilitimin e rrugëve rajonale, si dhe e dyta, huanë për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10.


Rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë:

 

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

 

2. Përgatitjet për seancën plenare,

 

3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

 

4. Koha për pyetje parlamentare,

 

5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

 

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),

 

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-097 për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale,

 

8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-098 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,

 

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-099 për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011,

 

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

 

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-083 për falimentimin,

 

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

 

13. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave,

 

14. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

 

15. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

 

16. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2015,

 

17. Shqyrtimi i Raportit të punës së Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2015,

 

18. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus