Mustafa takim në AKP: Do t’i përkrahim organet e drejtësisë për lirimin e pronave në veri

Lajme01.06.2016 12:03

Kryeministri Mustafa ka uruar menaxhmentin e ri të Agjencisë të Privatizimit të Kosovës duke theksuar se për gjashtë muaj radhazi është bërë një punë shumë e mirë nga ana e tyre.


“Kërkoj nga bordi të zbatohet ligji në përpikëri në të gjitha proceset që ndërmerr AKP-ja. Qeveria asnjëherë nuk do të përzihet në punën e AKP-së sepse është institucion i pavarur por ne gjithmonë do të mbështesim të gjitha proceset dhe projektet që do të zhvillohen”, ka thënë kryeministri Mustafa.


Gjithashtu Mustafa ka theksuar se është diskutuar për zgjidhjen çështjes së Trepçës që është në interes të përgjithshëm për vendin.


“Është një stiatuatë e re e cila mund të shfrytëzohet pasi është bërë një punë e jashtëzakonshme sa i përket lirimit të pronave të uzurpuara. Që kanë qenë të blera kryesisht nga bashkatdhetarët tanë e që tani mund t’i gëzojnë”, ka shtuar Mustafa.


Po ashtu ai ka theksuar se sa i përket pronave në veri nuk është biseduar në mënyrë specifike por që që do të përkrahen organet e drejtësisë për lirimin e pronave sepse tani është duke u përkrahu ligji edhe në veri të vendit.

Ndërsa kryeministri Mustafa ka shtuar gjithashtu se Ministria e Tregtisë ka marr dokumentacionin nga koncercimi i cili do të analizohet duke shtuar se ligji për Trepçën, është përgatitur në draft dhe tani do të diskutohet me të gjitha palët që para muajit nëntor të vendoset ligji në kuvend.


“Biseduam edhe për Pallatin e Rinisë dhe shpreha gatishmëri të përfundojmë të gjitha procedurat por duhet të kemi kërkesën zyrtarë të Komunës së Prishtinës”, ka përfunduar kryeministri Mustafa.


Ndërsa Petrit Gashi Kryetar i Bordit të AKP-së gjatë këtij takimi ka theksuar se ka qenë kënaqësi të diskutohet për procese të cilat janë duke u zhvilluar në këto gjashtë muajt e fundit.


“Duhet të dakordohemi me institucionet e vendit për të përfunduar sa më shpejt procesin e privatizimit”, ka thënë Gashi.



 

Republika Plus