Ministri Bushati nis sot vizitën zyrtare në Kosovë

Lajme14.09.2018 08:36

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, sot zyrtarisht do ta vizitojë Kosovën, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve.

Ai fillimisht do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, pastaj me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilët do ta mbajnë edhe një konferencë për media.


Ndërsa, në orën 10:30, do ta takojë kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. 

Republika Plus