Merkel dhe Markoviq: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Lajme17.08.2018 15:51

Pas takimit mes kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kancelares gjermane Angela Merkel, është thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan, kështu bën të ditur faqja zyrtare e Malit të Zi në Twitter.

“Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan”, thuhet qartë nënjoftimin e qeverisë së Malit të Zi në Twitter.

 

Merkel poashtu ka përkrahur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ndryshe kancelarja gjermane ditë më parë është deklaruar kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan.

 

Kjo deklaratë ka ardhur pasi që tashmë në Prishtinë dhe Beograd, është diskutuar për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

 

Së fundmi kancelarja Merkel është shprehur kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan. 

Republika Plus