LDK: Turpi i Shpend Ahmetit bie mbi argatët e politikave dështuese që ndjellin keqardhje

Lajme31.05.2016 14:25

Grupi i asamblistëve të LDK-së në Kuvendin e Prishtinës ka vlerësuar se reagimet e udhëheqjes së Prishtinës lidhur me mbledhjen e sotme të cilën e kanë quajtur të jashtëligjshme, janë përpjekje për të mbuluar dështimet politike të njëpasnjëshme të dy viteve të kaluara, të stërmbushura me “kauza”.

 

Sipas LDK-së, Vetëvendosje dhe udhëheqja siç thuhet në reagim, dështuese e saj tani e sa kohë, e mbetur pa “kauza” të reja, po bën përpjekje me çdo kusht që të hapë debat dhe “front ri”, kësaj radhe me diçka që kalon kufijtë e Republikës së Kosovës.

 

“Kërkesa e udhëheqjes së Komunës që me vendim të Kuvendit të Prishtinës, sot të merret lokacioni për ndërtimin e objektit të Selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, të caktuar vite më parë dhe e pajisur me leje ndërtimi, është kërkesa më perverse dhe e shëmtuar e një udhëheqjeje.

 

Fatkeqësisht, konceptimi i këtillë qeverisës nga VV dhe udhëheqja e Prishtinës që me politika përçarëse të arrijë të implikojë ambasada e ambasador, tregon për gjendjen kaotike, për shmangien nga të gjitha kriteret dhe parimet e sjelljes ndaj rivalëve politikë, kundër bashkëpunimit dhe kundër etikës politike e njerëzore”, thuhet në reagim.

 

LDK në Prishtinë ka konsideruar se turpi i Shpend Ahmetit nuk do t’i bjerë askujt, pos atyre që ndjellin përçarje, përjashtime dhe bëhen argat të politikave dështuese. /Indeksonline/



 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus