Kryeministri ‘inspekton’ përgatitjet për mbledhjen e dy Qeverive (Foto)

Lajme02.06.2016 15:48

Mbledhja e dy Qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mbahet nesër në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ka bërë që Kryeministri Isa Mustafa të merret me përgatitjet. 


Mustafa ka shkuar në Bibliotekë për të parë nëse punët rreth përgatitjeve po shkojnë sipas planifikimeve, shkruan lajmi.net

 

Ai i ka befasuar vartësit e tij, të cilët nuk kanë pritur që shefi t’u vijë në BKK për t’i ‘inspektuar’ përgatitjet.

 

“Duke i përmbledhur punët për takimin e nesërm të dy Qeverive, Kryeministri Isa Mustafa na zuri në befasi. Megjithatë, Kryeministri u nda i kënaqur me intenzitetin e punëve”, ka shkruar këshilltari i Mustafës, Sokol Havolli.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus