Haradinaj nga Vlora: Hapja e temës së kufijve, e papranueshme

Lajme08.08.2018 13:16

 
Ndërkohë që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi doli para gazetarëve në një konferencë për shtyp, kryeministri Ramush Haradinaj ndodhet në qytetin e Vlorës, ku u prit nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.


Haradinaj pritet të vendosë kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit dhe pritet të vizitojë edhe Muzeun e Pavarësisë. Nuk dihet nëse Haradinaj do të takohet apo jo me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili ndodhet aktualisht ne Dhërmi.

Vizita disa orëshe e kryeministrit të Kosovës në Shqipëri vjen në një kohë kur në Kosovë, debatet mbi tezat e hedhura nga presidenti Thaçi për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Luginës së Preshevës, janë më të nxehta se kurrë.

“Për fat të keq të popullit të Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën. Realiteti i sotëm është krejtësisht rezultati i atyre luftërave. Ne duhet të konsiderojmë arritjet tona, ndaj mendoj se hapja e temës së korrigjimit të kufijve, është e papranueshme për mua”, deklaroi Haradinaj.

Republika Plus