Fakte interesante rreth votës pro liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian

Lajme14.09.2018 08:31

Parlamenti Evropian ka votuar të enjten pro liberalizimit të vizave për Kosovën.


Pro heqjes së vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian, 186 ishin kundër dhe 22 absetime.


Ju sjellim disa fakte interesante rreth votës sot, në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave me Kosovën.


1. Shumica e deputetëve nga vendet që e njohin Kosovën kanë votuar për.



2. Deputetët nga Rumania dhe Sllovakia kanë dhënë më shumë vota për se sa kundër.


3. Nga vendet që e njohin Kosovën, Franca dhe Holanda kanë dhënë më shumë vota kundër se sa për.


4. Nga shumë vende që nuk e njohin Kosovën, votat për kanë ardhë kryesisht nga deputetë të së majtës, social-demokratët dhe të gjelbrit (sidomos nga Greqia, Portugalia dhe Spanja).


5. Grupi i të gjelbërve ka qenë uniform në dhënien e votës PËR, pavarësisht prejardhjes së deputetit.


6. Grupi i të djathtëve popullsitë ENF (Europe of Nations and Freedom) ka qenë uniform në dhënien e votës kundër, pavarësisht prejardhjes së deputetit.


Kujtojmë se pas kalimit edhe të kësaj faze, Kosovës do t’i duhet të kalojë edhe një fazë tjetër tejet të rëndësishme, e që është ajo e Këshillit të Ministrave e në të cilën duhet të sigurohet shumica e kualifikuar e votave të shteteve anëtare, shkruan Telegrafi.


Sipas Artan Muratit nga Instituti Demokratik i Kosovës, mbledhja e Këshillit të Ministrave mund të mbahet muajin e ardhshëm.


Republika Plus